Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri Empty 81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri

Thu 2 Aug 2012 - 21:04
81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri B_418_240_16777215_00_images_Lajmi-Fundit_81

E pabesueshme, por e vërtetë. E dhimbshme tej kufijve njerëzorë. Një nënë e moshuar, 81 vjeç, e braktisur nga të gjithë, nga institucionet dhe fati, prej vitesh jeton buzë rrugës së lagjes e mbuluar me plastmasë. Aty kalon edhe ditën, edhe natën, edhe shiun edhe të ftohtin, edhe tmerrin e errësirës, edhe vdekjen e papritur. Aty i kalon ditët dhe netët edhe kur është e sëmurë, edhe kur nuk ka asgjë për të ngrënë, edhe kur ka nevojë të ketë dikë pranë. Quhet Pojana Gjoni, është banore e qytetit të Korçës. Ka mbetur vetëm. Kishte dy djem, por nuk i jetojnë më. I madhi i vdiq në Tiranë. Kishte shkuar për të kërkuar punë, por nuk u kthye më. Edhe i dyti pati fatin e keq. Gjithë jetën i mundoi varfëria. Nusja e djalit u detyrua të shkonte në shtëpinë e prindërve. Nuk donte të ikte, por nuk kishte asnjë rrugë tjetër. Të gjitha këto na i tregon 81- vjeçarja, Pojana Gjoni. Flet dhe i dridhet gjithë trupi. Drobitja i reflekton në gjithë qenien.

“Nuk dua vetëm një strehëz, na thotë ajo, kam nevojë për bukë. As kush nuk më pyet, si e kalova ditën sot. Jam në ditët e fundit të jetës time. Syri i lëngështohet, por nuk arrin të lotojë. Jeta e vështirë ka tharë gjithçka tek kjo nënë fatkeqe. Ata që lotojnë janë njerëzit që shkojnë në mëngjes ta shohin nëse ka mbetur gjallë dhe për ti falur ndonjë gjë për të ngrënë.

Një jetë poshtë plastmasit

Na thanë që Pojana Gjoni jetonte diku aty mbrapa godinës së Qendrës Kulturore “Vangjush Mio”. Gjithçka ishte e pabesueshme. Dikush na tregoi një copë plastmasi që zinte fill buzë një ndërtese e zgjatohej deri në anë të rrugës që përshkonte lagjen. Ajo grua jetonte atje. E ngritëm plastmasën dhe pamë se poshtë qëndronte një krijesë njerëzore. Përsëri nuk e besuam, por ajo lëvizi, ishte e gjallë. Po, ishte një nënë e mbetur në mes të katër rrugëve. Mbi rrugë kishte vendosur një dyshek të vjetër dhe kishte sajuar një jorgan… pastaj një grumbull rrobash të vjetra me të cilat mbështillej natën. Kjo ishte shtëpia e saj. “Natën më mblidhen qentë na tregoi Pojana, në fillim kisha shumë frikë, por tashmë jam mësuar. Edhe qenve u vjen keq për mua. Të gjithë e dinë që poshtë plastmasit fle një grua e moshuar dhe bëjnë kujdes të mos më shkelin. Një natë një makinë desh më kaloi sipër. Edhe sot kur e kujtoj dridhem e tëra. E quaj veten të vdekur. Gjithnjë jetoj me frikën se diçka ka për të ndodhur me mua. Nuk e di se kush mund të më ndihmojë. Kur fillon dimri nis të kërkojë ndonjë strehë për të futur kokën”, shprehet mes lotësh nëna e moshuar. Pastaj shtoi: “Përse more bir më bën fotografi, këtu kanë ardhur të gjithë gazetarët, por asnjëherë nuk është zgjidhur halli im”.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të largohemi. Ajo ndenji një çast e menduar, pastaj hyri poshtë plastmasit dhe nuk dukej më. Gjithçka ngjasonte më një varr të hapur në mes të rrugës… aty ku kalojnë të gjithë.

81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri B_250_200_16777215_00___images_Kronika_e-moshuara

81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri B_250_200_16777215_00___images_Kronika_81vjecarja

81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri B_250_200_16777215_00___images_Kronika_kasollja
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri Empty Re: 81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri

Thu 2 Aug 2012 - 22:07
Eh dhe te ishte i vetmi rast,me kujtohen ketu biseda te ndryshme qe kam pas me persona ne forume te ndryshme duke perbuzur e injoruar palen Greke se ata si mbajne pleqte e nuk kujdesen por i shpien ne shpine e pleqerise ndoshta edhe e bejne ndoshta edhe nuk i duan prinderit sic ata mendojne e thone...gjithsesi eshte per te ardhur keq kur nuk jemi te afte te shikojme realietin e shoqerise sone e te mburremi kot nderkohe qe ne pleqte i braktisim rrugeve nga pamundesia per ti mbajtur vete e ndonjehere nga mos interesimi per ta..Pra 100 here me mire te vepronim si Greket sesa te shikosh te mjeret pleq neper rruge te lypin e te mundohen per te mbijetuar te vetem...
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri Empty Re: 81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri

Mon 20 Aug 2012 - 21:44
sa ka zi kjo zonja...kudo...dhe c'esht me e keqa,se nuk esht as e para dhe as e fundit...do jet gjithmon me keq.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri Empty Re: 81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri

Mon 20 Aug 2012 - 22:20
Jo eshte Greku i poshter katil,sjane mirenjohes e te dhembsur,ne ca thu mi...si i mbajme pleqte ne ku i shikon keto ti..ne cilen epoke jeton kkk grrrr

Ah mjere ata Shqiptare qe e shikojne mjerimin e shoqerise sone e sjane te afte ta pranojne...
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri Empty Re: 81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri

Mon 20 Aug 2012 - 22:26
ku me se ne shqipri,si ta fuse nusja ne dor burrin...vjerren e flaken jasht...pastaj dhe emigrimi i ka largu dhe ftof njerzit dhe su bjer menja se kan nen e bab...kshuqe te marrim mend ne gjenerata e re,e te bejm 1 cop shpi per vete ku me fut koken...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri Empty Re: 81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri

Mon 20 Aug 2012 - 22:29
N'cuq jo,ke ngaterru add se sjemi ne kshu... 81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri 2585209286 stern
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri Empty Re: 81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri

Mon 20 Aug 2012 - 22:36
jo hic fare...c'thu ti...te njejten gjo do bejm dhe ne 2 grrrr
Sponsored content

81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri Empty Re: 81-vjeçarja jeton në qiell të hapur mes varfërisë, skamjes dhe qenve që i bëjnë shoqëri

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi