Qeveria financon Censusin 2011 për të parë hartën e varfërisë
Fri 19 Aug 2011 - 16:35
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e qeverisë se edhe bashkia e Tiranës mund të bëjë së shpejti procesin e marrjes së lejeve për ndërtim me sistemin “One Stop Shop”.“Jam shumë i inkurajuar nga fakti se edhe Bashkia e Tiranës po shqyrton mundësinë e lejeve të ndërtimit me sistemin “One Stop Shop”, të cilat ishin shndërruar në një mjet të tmerrshëm në këtë bashki, sepse e kishin vendosur këtë bashki në vendin 173 në botë”, tha ai.Qeveria shqiptare miratoi sot një shtesë fondesh për të mbështetur regjistrimin e popullsisë dhe banesave gjatë tetorit. Kryeministri Sali Berisha tha se ky regjistrim do të nxjerrë në dritë realitetin social dhe ekonomik të Shqipërisë, por mbi të gjitha do të ndihmojë në luftën kundër varfërisë.“Natyrisht ka të varfër, por askund nuk po pakësohen më shumë dhe më shpejt se në Shqipëri. Pas regjistrimit të popullsisë dhe regjistrit digjital të familjeve në ndihmë ekonomike, ne do të zhdukim mjerimin dhe varfërinë ekstreme që ekziston akoma në 10-15 mijë familje shqiptare”, tha ai.Kryeministri Berisha hodhi poshtë zërat që kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë dhe banesave, duke theksuar se ky është regjistrim bëhet një herë në dhjetë vjet dhe qeveria, bizneset, be dhe shoqëria civile kanë nevojë për këtë bazë të dhënash për të mësuar ndryshimet që kanë ndodhur dhe nevojat që ka vendi. Ai kërkoi që gjithë administrata të zgjerojë punën për digjitalizimin e cdo dokumentacioni për të rritur transparencën dhe luftën kundër korrupsionit.
Por opozita socialiste vazhdon të akuzojë qeverinë për abuzime me fondet shtetërore dhe korrupsion në tenderë dhe pasuri të tjera. Drejtues të Partisë Socialiste janë shprehur se një grup i ngushtë qeveritarësh të lartë po pasurohen në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar pasuritë kombëtare, ndërkohë që qytetarët e thjeshtë jetojnë në një minimum ekonomik, përballë një tregu që veçse shtrenjtohet.
Por opozita socialiste vazhdon të akuzojë qeverinë për abuzime me fondet shtetërore dhe korrupsion në tenderë dhe pasuri të tjera. Drejtues të Partisë Socialiste janë shprehur se një grup i ngushtë qeveritarësh të lartë po pasurohen në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar pasuritë kombëtare, ndërkohë që qytetarët e thjeshtë jetojnë në një minimum ekonomik, përballë një tregu që veçse shtrenjtohet.
- Kisha Ortodokse nis censusin e saj për të sfiduar censusin e shtetit
- Pranimet në universitete, Qeveria: 37 mijë kuota për vitin 2011-2012
- Fëmijët e parë të 2011
- Financat, në 4 muajt e parë të 2011, deficiti u rrit me 2.9 miliardë lekë
- Syri parë nga afër! Fotografi fantastike që kurrë nuk i keni parë më parë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi