Pranimet në universitete, Qeveria: 37 mijë kuota për vitin 2011-2012
Wed 31 Aug 2011 - 14:17
Këshilli i Ministrave miratoi sot 37 mijë kuota pranimi në Universitete për vitin akademik 2011-2012. “70% e maturantëve që përfunduan shkollat e mesme do të hyjnë në Universitete publike, me kohë të plotë apo të pjesshme”, tha kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë.“Nuk ka rritje të kuotave ka një favorizim legjitim të kategorive më të injoruara, më të diskriminuara siç janë romët të përndjekurit dhe personat me aftësi të kufizuar. Këtë vit ulen në universitet e vendit me kohë të plotë dhe të pjeshme rreth 37 mijë shqiptarë çka përbën një arritje të madhe, përbën një dëshmi të funksionit të platformës sonë. Kjo është një arritje e madhe pasi këtë vit 70 përqind e atyre që mbarojnë shkollën e mesme ulen në univeristete” ka theksuar Berisha.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi