Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Të falësh të tjerët d.m.th të duash lumturinë tënde...!

prej Thu 21 Oct 2010 - 2:58
“ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ”

Kur një njëri e shohim në rrugë na duhet vetëm një vështrim I thjesht pamor për të ditur se çfarë rroba ka të veshura,bartë apo jo syze, çfarë ore mbanë, modelin e krehjes së flokëve etj,etj por për të ditur përafërsisht se çfarë fshihet prapa shpirtit të tij, karakterin, mendimet, ndjenjat është shumë më e vështirë por jo plotësisht e pamundur, Zoti i ka dhënë njerëzve shenja të veçanta me të cilat mund të dimë shumë gjëra për ta. Mirësia dhe ligësia gjendën brenda në secilin prej nesh dhe kanë edhe formën dhe mënyrën e shfaqjes së tyre të jashtme. Një mendje dhe shpirt i disiplinuar kultivon në mënyrë maksimale të mirën brenda vetës duke lënë tejet të vogël apo eliminuar krejtësisht hapësirën ku të qëndrojë e keqja,ashtu si edhe një mendje e shkurtër dhe një shpirt I paditur ushqejnë në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme të ligën brenda tyre sa tek ta rrallë mund të gjesh një pike mirësie.

Të lejosh që urrejtja, xhelozia, frika, zilia, dëshira e hakmarrjes, dëshira për të ndryshuar atë që është e pamundur të ndryshohet, të jetë përherë e pranishme brenda nesh do të thotë të punosh pandërprerë që vetës t’i shkaktosh probleme serioze psiqike dhe fizike,probleme me zemër,me tension,me lukth, me gjumë, me kokë dhembje etj, etj. Urrejtja dhe bashkëpërcjellëset e saj, ndonëse nuk shihen,njësoj si ndonjë gaz i helmueshëm, vrasin, gjymtojnë, shkatërrojnë.

Mund të tingëllojë qesharake por si duket urrejtja, zilia, dëshira e hakmarrjes kanë format e tyre të padukshme dhe brenda atij të cilit banojnë shëtisin nëpër tërë trupin, grithin, çjerrin, kafshojnë duke shkaktuar sëmundje, gjakderdhje të brendshme, armiq të imagjinuar. Në të njëjtën mënyrë dashuria, mirësia, mëshira, toleranca, falja punojnë pandërprerë për ta mbajtur sa më në formë trupin dhe shpirtin e njeriut,ato vrapojnë shpejt për të rigjeneruar një simptomë të shfaqur, për ta lëmuar një rrudhë, për të mos lejuar që të shfaqet një thinjë apo për të të ledhatuar si një nënë e mire, për të bërë një gjumë sa më të rehatshëm.

Cilido qoftë lëndimi, mashtrimi apo fyerja që na kanë bërë të tjerët duhet të gjejmë forcën për të falur për hir të shëndetit tonë. A i keni parë njerëzit që s’mund të falin e që urrejnë të gjithë e çdo gjë që s’është bërë prej tyre,se si kanë fytyrë të mpitë e plot me rrudha të parakohshme, pa asnjë arsye bëjnë ngërdheshje cinike, sytë e tyre shkëlqejnë nga një dritë armiqësore, buzët e tyre stërhollohen e fytyra here u skuqet e here u zverdhët. Ata e bëjnë këtë sepse kështu i urdhëron e keqja brenda tyre duke i helmuar e duke mos lejuar të falin të tjerët e më këtë të falin vetveten.

Njerëz falni dhe largon të keqën nga vetvetja, ajo nuk ju lë të jetoni,ajo në fillim do të rezistojë por këmbëngulja juaj do ta mund atë dhe do t’i hap rrugë dashurisë,mirësisë dhe mëshirës që do t’ju sigurojnë një jetë të lumtur. Kujton infermieren angleze qe i fali xhelatët e saj nazist që e vranë vetëm pse kishte ndihmuar disa ushtar aleat të plagosur,ajo para se ta ekzekutonin I tha “kam kuptuar se nuk duhet ta urrejmë askënd dhe se duhet ti duam të gjithë”

Porositë e përcjellura nga mëshira e pafund e Krijuesit nëpërmjet profetëve na thonë: “E, kurdo të ngriheni për t’u lutur, falni nëse keni ndonjë gjë kundër ndokujt”, ”Kush gjen keq të mos e fajësoj askë përpos vetvetes” pra falni në mënyrë që të jeni të falur.
Agron Jashari


Të falësh të tjerët d.m.th të duash lumturinë tënde...! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi