Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kush tha që shqiptarët nuk po shkëlqejnë në Londra 2012?! Empty Kush tha që shqiptarët nuk po shkëlqejnë në Londra 2012?!

Mon 6 Aug 2012 - 1:24
Kush tha që shqiptarët nuk po shkëlqejnë në Londra 2012?! Donald-suxhoDonald Suxho

Donald Suxho
volejbollist

Ndoshta atletët nga Shqipëria nuk lanë gjurmë në Lojërat Olimpike, por një sportist shqiptar i natyralizuar në amerikan po shkëlqen në ‘Londra 2012’. Ai është volejbollisti Donald Suxho, i cili po luan rol të rëndësishëm në përfaqësuesen e SHBA’së.

Ardit Rada
Ilir Sinanaj
Atletët nga Shqipëria deri më tani nuk kanë arritur të lënë gjurmë në Lojërat Olimpike. Mirëpo, sportistët shqiptarë që përfaqësojnë vendet tjera po arrijnë të korrin suksese në ‘Londra 2012’. Njëri nga ta është volejbollisti i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Suxho, i cili deri më tani është shqiptari me i suksesshëm në ‘Londra 2012’. Në ndeshjet e fundit ekipi amerikan ka fituar ndaj Gjermanisë, fitore që i atribuohet Suxhos falë lëvizjeve të tij. Volejbollisti me prejardhje nga Korça ka përcaktuar rezultatin në dy setet e fundit, që shënuan dhe fitoren për amerikanët. Pas kësaj fitoreje, SHBA kryeson në Grupin B.

Korçari Suxho
Donald Suxho u lind më 21 shkurt 1976 në Korçë. Fillimisht Donaldi ka luajtur për ekipin kombëtar shqiptar të të rinjve gjatë viteve 1991-1996. Akoma adoleshent, ai u bë pjesë e ekipit kombëtar në1995-1996 (fitoi një kampionat kombëtar në Shqipëri 1996). Familja e Donaldit emigroi në Natik, Masaçutes, ShBA pikërisht në vitin 1996.
Pas mbërritjes në SHBA, ai u bë një nga lojtarët më të njohur të volejbollit me një karrierë mbresëlënëse.
Fillimisht jetoi në Masaçusets dhe më pas në Kaliforni dhe në të 2000 u diplomua në Universitetin e Southern California. Ndërkohë ai mori pjesë në turne të ndryshme ku luhej në mes të ekipeve të kolegjeve amerikane. Gjatë kohës që studionte në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, Donaldi ishte një nga sportistët më të shquar të historisë së shkollës. Gjatë katër viteve të studimeve të tij ai ishte gjithmonë në formacionin kryesor.
Në vitin 2000, Donald Suxho u zgjodh si lojtari më i mirë i vitit nga Shoqata Amerikane e Trajnerëve të Volejbollit. Ai luan volejboll me ekipin olimpik amerikan që nga viti 2001. Ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2004 në Athinë në Greqi. Këto janë lojrat e tij të dyta olimpike me fanellën amerikane.

Një baba perfekt?
Mirëpo, duket se talenti i Donald Suxho nuk ka ardhur rastësisht. Donald Suxho si lojtar u rrit në KV Skenderbeu, ku trajner ishte profesor Petraqi, babai i tij. I ati i Donaldit, Petraq Suxho, ka qenë trajneri i ekipit kombëtar shqiptar të volejbollit të të rinjve dhe pas mbërritjes së familjes në SHBA ai u bë trajner i ekipit të volejbollit të Gjimnazit Natik në Masaçutes. Ka qenë pikërisht ai, i cili e ka trajnuar të birin qoftë në Shqipëri, qoftë në Amerikë.


BIO
Emri: Donald Suxho
Profesioni: Volejbollist
Datëlindja: 21 shkurt 1976
Vendlindja: Korçë
Vendbanimi: Kaliforni
Përvoja: Ka luajtur në Poloni, Turqi dhe Itali. Ka marrë pjesë në Lojrat Olimpike 2004 në Athinë dhe aktualisht në Lojrat Olimpike 2012 në Londër
Aktualisht: Volejbollist i ekipit olimpik amerikan


Përveç Suxhos...
Përveç Suxhos, edhe futbollistja me prejardhje nga Mitrovica, Kosovare Asllani me sukses po e përfaqëson Suedinë në Lojërat Olimpike. Ekipi suedez ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Olimpiadës ‘Londra 2012’ dhe është kandidat serioz për të fituar medalje.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Kush tha që shqiptarët nuk po shkëlqejnë në Londra 2012?! Empty Re: Kush tha që shqiptarët nuk po shkëlqejnë në Londra 2012?!

Mon 6 Aug 2012 - 1:40
te pakten po shkelqejme neper flamure te ndryshem ...

Kush tha që shqiptarët nuk po shkëlqejnë në Londra 2012?! 1986279574 Kush tha që shqiptarët nuk po shkëlqejnë në Londra 2012?! 1986279574 Kush tha që shqiptarët nuk po shkëlqejnë në Londra 2012?! 1986279574
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi