Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Tiranë, sulmohen me thikë për t'u grabitur, vdes 37-vjecarja, plagoset e motra Empty Tiranë, sulmohen me thikë për t'u grabitur, vdes 37-vjecarja, plagoset e motra

Tue 7 Aug 2012 - 21:32
Tiranë, sulmohen me thikë për t'u grabitur, vdes 37-vjecarja, plagoset e motra



TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme rreth orës 19:07 minuta në kryeqytet.

Disa gra të një familje janë sulmuar nga dy grabitës, njëri me kapele dhe tjetri me skafandër. Në tentativë për t’ju marrë bizhuteritë, më saktësisht varëset, grabitësit adoleshentë i kanë qëlluar ato me thika, pas rezistencës së tyre.

Ngjarja e rëndë u shënua në një rrugë dytësore tek zona e ish- Fushës së Aviacionit, ndërsa mësohet se nga sulmi ka humbur jetën 37-vjecarja Fatbardha Tafa dhe është plagosur motra e saj Lumturie Gjana.

Të pranishëm në momentin e sulmit kanë qënë edhe fëmijët më të vegjël të viktimës, njëra prej tyre Valentina, e cila fillimisht u dyshua se mbeti e plagosur. Paniku dhe tmerri që kanë parë me sy është i papërshkrueshëm.

Ulërimiat dhe thirrjet për ndihmë kanë alarmuar edhe banorët e zonës, të cilët i kanë ardhur në ndihmë grave, ndërkohë që sipas dëshmitarëve grabitësit janë larguar me një motorr.

Dëshmitarët deklarojnë se gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi mendohet që thika i ka prekur zemrën, ndërsa motra e saj ndodhet në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat e policisë me të marrë sinjalizimin për ngjarjen e rëndë janë vënë në lëvizje për kapjen e autorëve, ndërkohë që në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës janë ngritur post blloqe.

Sipas policisë, autorët mësohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të Unazës së Re.
(ma.ar/BalkanWeb)
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Tiranë, sulmohen me thikë për t'u grabitur, vdes 37-vjecarja, plagoset e motra Empty Re: Tiranë, sulmohen me thikë për t'u grabitur, vdes 37-vjecarja, plagoset e motra

Tue 7 Aug 2012 - 22:09
O ZOT :( o Perendi :( , cfare ndodh keshtu ?
Mund te vritet nej njeri per nje varese :( .
Mjerimi te çon te behesh Kriminel dhe te dalesh nga Ndienja e Arsyetimit ne nje moment dhe te mos kuptosh ate qe bene !
Ajo mbylli syte, po vajza qe la pas me tmerr ...mos te mendohet per te motren qe do i kete vdekur ne duar .
Allahu te na ruaj se eshte kohe krize dhe kushedi se cdo vije !!!
Eshte vertete Katastrofike kjo situate, kjo varferi po shton KRIMINALITETIN pasi mjerimi nuk çon asgjekundi perveç DESHPERIMIT , DEPRESIONIT dhe Krimit ...ha njeriu njerine ... dhe behemi te pashpirt si ne kete rast.
Vertete deshperim i tejskajshem .
NGUSHELLIMET ....FAMILJAREVE !!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi