Mizore, një profet burgoste fëmijët nën tokë në emër të Zotit
Thu 9 Aug 2012 - 11:56
Një sekt fetar në rajonin e Tatarstanit në Rusi është akuzuar nga policia për mizori ndaj fëmijëve. Sipas BBC-së lideri i sektit musliman, Faizrakhman Sattarov, mbante më shumë se 27 fëmijë dhe 38 të rritur në një qeli, e cila ndodhej poshtë banesës së tij. Mendohet se disa prej fëmijëve nuk e kanë parë kurrë dritën e diellit, pasi janë lindur dhe janë rritur nën tokë.
Sipas faqes ruse Islam News, njerëzit që banonin në këtë qeli jetonin në kushte të mjerueshme duke e krahësuar me ato të kafshëve.
Policia ruse në njoftimin e saj ka bërë me dije se Sattarov, 83 vjeç, u vetëshpall profet në mes të viteve ’60, kur shkëndijat e një trolejbusi i interpretoi si dritë hyjnore nga Zoti.
Ai prej vitesh kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme shtëpinë dhe e popullonte me njerëz që nuk lejoheshin të largoheshin më nga banesa. Tashmë, profeti i vetëshpallur do të përballet me drjetësinë, ndërsa personat e burgosur prej tij kanë kaluar në ambientet e një fondacioni bamirës./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi