Dy peshq mishngrënës, Piranha kapen në lumin Evros
Fri 10 Aug 2012 - 0:10
Peshku i dytë i rrezikshëm Piranha është kapur dje në lumin Evros.
Peshku, 25 cm i gjatë, u kap nga kryetari i shoqatës së peshkatarëve amatorë, Kostas Tsolakidis në lumin Evros, në kufi me Turqinë.
Peshkatari i dërgoi fotot e peshkut në seksionin e peshkimit të Kavallës, ku u konfirmua se ai është i llojit të veçantë, por peshku do të dërgohet për analiza të mëtejshme.
Disa ditë më parë një Piranha, 45 cm, u kap në deltën e Evros edhe nga peshkatari turk, Osal Kadir el.
Kapja e dy Piranhave, "peshqve me dhëmbë", ka shkaktuar panik ndër banorët e zonës, të cilët tani kanë frikë të hyjnë në lumë edhe për shkak të "reputacionit" të keq, që ky lloj peshku ka fituar nga filmat horror.
Piranhat jetojnë në pellgun Amazon dhe rajone të tjera të Amerikës së Jugut. "Ky që u kap dje është një nga të paktën dhjetë llojet e ndryshme, e njohur si "Piranha me bark të kuq", një nga më të rrezikshmet e Piranhave që jetojnë në Amerikën e Jugut, Amazon, sidomos në Paraná", thotë Argyris Kallianiotis, drejtor i Institutit të Peshkimit në Kavalla.
Shkencëtarët e konsiderojnë një fenomen të përkohshëm. Sipas tyre, dikush i ka mbajtur peshqit në akuarium dhe i ka hedhur në lumë. Ata sigurojnë se dimri do t'i japë zgjidhje situatës, sepse Piranhat nuk jetojnë në më pak se 20 gradë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi