Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sot Whitney Houston do të mbushte 49 vjeç! Empty Sot Whitney Houston do të mbushte 49 vjeç!

Fri 10 Aug 2012 - 14:37
Message reputation : 100% (1 vote)
Sot Whitney Houston do të mbushte 49 vjeç! Whitney1-300x291E famshmja Whitney Houston ishte një këngëtare e zhanrit pop dhe R&B, aktore, producente filmi, si dhe stiliste nga SHBA.

Ajo ishte vajza e tretë e Xhonit dhe e këngëtares Sissy Houston. Duke pasur të afërmit e saj kaq të lidhur me muzikën, si nëna e saj, kushërirat Di Di dhe Dione Uarvik, si dhe kumbara e saj Areta Franklin, filloi të këndonte në kishën e saj në Nju Xhersi si anëtare e korit ungjillor të të rinjve, në moshën 11 vjeçe.

Ajo kishte një karrierë të pasur prej këngëtareje, falë vokalit të mrekullueshëm të saj. Karriera e saj filloi që në vitin 1977, me këngën e parë “Life is a Party” (Jeta është një festë).

E kemi parë të luajë në filmin “Truproja”(1992) përkrah Kevin Kostnerit. Filmi pati sukses dhe kënga e dëgjuar në këtë film “I will always love you” nga albumi “The Bodyguard” (truproja), ishte hit i asaj kohe.

Në vitin 1994 ajo mundi të rrëmbejë 3 trofe Grammy, çmimet më të rëndësishme të ceremonisë përfshirë, albumin e vitit dhe regjistrimin e vitit. Në të njëjtën kohë fitoi 8 trofe “American Music Awards”.

Në vitin 1989 ajo njihet me Bobi Brown dhe më 18 korrik 1992 martohen. Më 4 mars 1993 lind vajza e tyre, e quajtur Bobi Kristina Houston Brown. Por pas problemeve të shumta në çift, si dhe problemeve që ajo ka pasur me drogën, alkoolin dhe arrestime të shumta, ajo ndahet përfundimisht me të, në shtator të vitit 2006.

Pas disa vitesh larg skenës ishte viti 2006 ai që shënoi rikthimin e Whitney Houston në tregun e muzikës botore. “I Look to You” u publikua në vitin 2009 pak pas rikthimit të saj. Më pas radhën e pati turneu botëror dhe në fund, përpara se të shuhej ajo ishte protagoniste në filmin e saj të fundit, imazhet e para të të cilit u publikuan pasi Houston u shua. Performanca e parë pas rikthimit u shënua më 1 shtator 2009 me performancën e këngës “My Love Is Your Love” me vajzën e saj Bobbi Kristina Brown në “Good Morning America”.

Më 9 shkurt 2012, Houston vizitoi këngëtaret Brandy dhe Monica së bashku me Clive Davis në festën përpara “Grammy Awards”, festë e cila mbahej po aty, në këtë hotel. Në të njëjtën ditë ajo u shfaq për të fundit herë në publik kur ju bashkua Kelly Price në një skenë të Hollywood-it në Kaliforni dhe interpretuan “Jesus Loves Me”.

Më 11 shkurt 2012, Houston u gjet e pajetë në suitën me numër 434 në “Beverly Hilton Hotel”. Ekspertiza mjeko-ligjore provoi se ajo ishte mbytur në vaskën e suitës së saj pasi kishte humbur kontrollin nga konsumimi i tepërt i alkoolit dhe kokainës.

Bota e muzikës ishte në zi. Në ceremoninë e çmimeve Grammy një natë më vonë, një homazh i posaçëm iu kushtua asaj, artistes që ka qenë pjesë e “Guinness World Records” si artistja femër që ka mundur të rrëmbejë më shumë trofe gjatë karrierës së saj.

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi