Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjeniu 2-vjeçar habit specialistët! Empty Gjeniu 2-vjeçar habit specialistët!

Fri 10 Aug 2012 - 15:11
Gjeniu 2-vjeçar habit specialistët! 121-227x300Britani e Madhe: Vogëlushi që shikoni në fotografi, është vetëm 2 vjeç por ka lënë pa mend edhe specialistët. Ai është quajtur gjeni, edhe pse është kaq i vogël!

Sherwyn Sarabi ka tërhequr vëmendjen e specialistëve pasi mund të lexojë, di të përdorë iPad dhe i di të gjitha shtetet e botës! Ai artikuloi fjalët e para kur ishte vetëm 10 muajsh! Edhe pse nuk na besohet, tashmë që ka mbushur 2 vjeç, i di të gjitha organet e trupit të njeriut, madje edhe funksionet e tyre.

Është kaq i përparuar për moshën e tij, saqë mjekët dhe pediatrit kanë mbetur të çuditur nga zgjuarsia që ka.

“Fillimisht na u duk diçka e natyrshme. Por një ditë, Sherwyn pa një hartë të varur në mur dhe filloi të na tregonte shtetet që dallonte. Mjeku mbeti me gojë hapur dhe na tha që kurrë më parë nuk ka parë diçka të tillë”, tregon nëna e tij, Amanda.

“E çuam tek një psikolog dhe na tha se djali ynë është ndryshe nga të tjerët. I pëlqen të mësojë gjëra të reja. Pak kohë më parë më zgjoi në orën 3 të mëngjesit dhe më foli për Njutonin dhe sesi e zbuloi ligjin e rëndesës. Ndërsa mbrëmjeve i pëlqen të më tregojë se çfarë ka mësuar gjatë ditës.

Jemi shumë krenar për të”, shtoi nëna e tij, e entuziazmuar.

Mjekët ende nuk mund ta përcaktojnë zgjuarsinë e tij, sepse duhet të mbushë 3 vjeç që të bëjë testin IQ. Deri atëherë, durim! /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi