Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjeniu 16-vjeçar, nga mbeturinat në MIT! Empty Gjeniu 16-vjeçar, nga mbeturinat në MIT!

Thu 22 Nov 2012 - 13:51
Gjeniu 16-vjeçar, nga mbeturinat në MIT! Kelvin1
Është djali gjeni, i cili edhe brenda mjerimit, varfërisë, shkatërrimit total të qenies së moralit dhe normave njerëzore… i riu 16-vjeçar, citon alb-observer.com, nga Sierra Leone Kelvin Doe është një shembull i ndritshëm, simbol i guximit dhe shpresës, për të gjithë njerëzit që ndjehen të bllokuar në shoqëritë ku ata jetojnë, shoqëri pa të ardhme!
Në moshën 13-vjeçare, Kelvin mundi të krijonte vetë një bateri dhe një sërë strukturash të tjera unike, duke mbledhur sende të ndryshme nga mbeturinat dhe askush kurrë nuk i tregoi atij se si mund të krijonte diçka të tillë. Fëmija i vetëmësuar, krijoi radiostacionin e tij personal, ndërsa ia arriti të gjejë mënyra se si mund të prodhonte energji elektrike, pasi qyteti në të cilin ai jetonte, çdo javë zhytej në errësirë.

Tashmë erdhi ora për djaloshin 16-vjeçar, t’i hapen krahët e të fluturoj larg. Sigurisht që nuk kishte vend më të mirë për të sesa MIT (Massachusetts Institute of Technology)! Kelvin është më njeriu i ri që është pranuar ndonjëherë në programet e MIT “Visiting Practitioner’s”, citon alb-observer.com, madje ka arritur të bëhet tema kryesore dhe epiqendra e mediave amerikane si CNN, ABC, etj.
Gjeniu 16-vjeçar, nga mbeturinat në MIT! Kelvin-1
Sierra Leone
Arritjet e Kelvin mund të vlerësohen edhe më shumë nëse kemi parasysh, situatën kritike që mbizotëron në këtë vend. Sierra Leone është vendi me indeksin më të ulët të nivelit njerëzor dhe me inteligjencë më të dobët në nivel botërorë, ku jetëgjatësia për tërë popullatën është vlerësuar në 2009-ën, 41.24 vjeç!
Në vijim ndiqni gjeniun 16-vjeçar që ka lindur në vendin më të varfër në botë:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi