Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E pabesueshme! Fëmija i “vdekur” gjendet i gjallë në morg Empty E pabesueshme! Fëmija i “vdekur” gjendet i gjallë në morg

Sat 11 Aug 2012 - 0:08
E pabesueshme! Fëmija i “vdekur” gjendet i gjallë në morg Morg-300x225Edhe pse e pabesueshme, është mëse e vërtet!

Fjala për beben katër muajsh, Luce Milagros Verón, e cila u lind para kohe dhe mjekët vërtetuan vdekjen e saj. Qëndroi në spital për 12 orë, por falë këmbënguljes së prindërve të saj, u vërtetua se ajo ishte gjallë.

Emri i saj, citon alb-observer.com, do të thotë “Drita e Mrekullive”, e sigurisht që nuk mundët merrte një emër tjetër…

Sipas Huffington Post, fëmija qëndroi për një kohë të gjatë në reaminacionin e spitalit të Buones Aires, por tashmë gjendet e shtruar në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën në një klinikë fëmijësh në Tsoko që ndodhet pranë shtëpisë së tyre.

Mjekët në raportin e tyre, shpjegonin se fëmija kur lindi, ishte i pajetë, për këtë arsye ata e dërguan për në morgun e spitalit. Por, prindërit këmbëngulnin që të shikonin me patjetër fëmijën. Falë këmbënguljes së tyre, mjekët u detyruan ti çojnë të shikojnë foshnjën e “pajetë”, por u befasuan teksa dëgjuan qarjet e fëmijës që vinin nga brenda arkivolit të mbyllur hermetikisht. Edhe pse trupi ishte shumë i ftohtë, fëmija ndodhej në jetë.

Pas këtij lajmi të gëzueshëm, nëna e fëmijës, deklaroi se tashmë është në dijeni të plotë për gjendjen e rëndë të fëmijës së saj, por ajo shpreson se së shpejti bebushi do të bëhet mirë. “Do shikojmë në vazhdim se si do ta rregullojmë shtëpinë që ta mirëpresin me ngrohtësinë më zëmadhe”, deklaroi ajo./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi