Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas  Empty Gjendet i gjallë pas 33 vjetësh ushtari rus që shërbente në Afganistan

Wed 6 Mar 2013 - 1:00
Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas  Ushtari-300x225Një ushtar i ushtrisë sovjetike I cili shërbente në Afganistan gjatë pushtimit të vendit nga BRSS-së 33 vjet më pare, është gjetur i gjallë dhe me shëndet të mire. Mediat ruse bëjnë me dije se ushtari, emri I të cilit është Bakhretdin Khakimov, ishte shpallur I humbur që prej vitit 1980, pak muaj pas Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike lëshoi një operacion të gjerë mbi Afganistanin, pas rrëzimit të një qeverie komuniste prej një organizate islamike.
Ushtari ishte me kombësi uzbeke dhe duke se u magjeps me jetën në Afganistan dhe dezertoi duke u përshtatur në një jetë të njëjtë me atë të popullsisë vendase në krahinën veriore të Heratit. Ai bën një jetë gjysmënomadike, e quan veten Sheikh Abdullah dhe merret me praktikat e mjekësisë popullore.
I intervistuar nga përfaqësues të Komitetit të Ushtarëve të Humbur Sovjetikë, Khakimov ishte në gjendje të kuptonte rusishten, por jo më ta fliste. Mësohet se ai nuk ka familje në Uzbekistan, pasi prindërit duket se i kanë vdekur ndërkohë që ishte ende një adoleshent kur u rekrutua për të luftuar muxhahedinët në Afganistan.
Në këtë luftë BRSS humbi rreth 15 mijë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe ndërsa më shumë se një milionë afganë u vranë në konfliktin që zgjati një decade./alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas  Empty Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas

Wed 6 Mar 2013 - 12:23
Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas  Ushtaririri0503

Një ushtar sovjetik, i cili humbi në Afganistan gjatë pushtimit të vendit nga BRSS-së 33 vjet më parë, u gjet i gjallë dhe në shëndet të mirë, duke jetuar përkrah afganëve në krahinën veriore të Heratit.

Ushtari, i cili bënte një jetë gjysmënomadike, tashmë e quan veten Sheikh Abdullah dhe merret me praktikat e mjekësisë popullore, informoi të martën Agjensia Ruse e Lajmeve, “RIA Novosti”.

Me kombësi uzbeke, emri i vërtetë i ushtarit është Bakhretdin Khakimov dhe duket se ai përfitoi nga misioni i tij në vend, për të dezertuar dhe për t’u përshtatur në një jetë të njëjtë me atë të popullsisë vendase.

Duket se mikpritja afgane, jeta larg teknologjisë dhe shoqërisë moderne dhe ana e tij shpirtërore bënë që Abdullah të magjepsej me jetën në Afganistan dhe të vendoste të qëndronte në këtë vend, një prej më të prapambeturve në botë.

Khakimov konsiderohej i zhdukur që prej vitit 1980, pak muaj pas Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike lëshoi një operacion të gjerë mbi Afganistanin, pas rrëzimit të një qeverie komuniste prej një organizate islamike.

Konflikti u shndërrua në një lloj Vietnami për BRSS-në, që u largua humbës nga vendi në vitin 1989, në periudhën e Gorbaçovit, ndërsa terheqja e sovjetikeve ndihmoi në konsolidimin e talebanëve në vend.

I intervistuar nga përfaqësues të Komitetit të Ushtarëve të Humbur Sovjetikë, Khakimov ishte në gjendje të kuptonte rusishten, por jo më ta fliste.

Sipas “RIA”-s, ai nuk ka familje në Uzbekistan, pasi ishte ende një adoleshent kur u rekrutua për të luftuar muxhahedinët në Afganistan, ndërsa prindërit duket se i kanë vdekur ndërkohë.

Rreth 15 mijë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe dhe më shumë se një milionë afganë u vranë në konfliktin që zgjati një dekadë dhe kontribuoi në përshpejtimin e shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas  Empty Re: Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas

Wed 6 Mar 2013 - 22:20
Message reputation : 100% (1 vote)
Gjendet i gjallë pas 33 vjetësh ushtari rus që shërbente në Afganistan

me

Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas

Bashkohen
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas  Empty Re: Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas

Wed 6 Mar 2013 - 22:23
e kishin bo synet kete rusin grrrr
Sponsored content

Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas  Empty Re: Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi