Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Krasniqi: Serbia të mos kërkojë autonomi të serbëve të Kosovës Empty Krasniqi: Serbia të mos kërkojë autonomi të serbëve të Kosovës

Sat 11 Aug 2012 - 19:25
Prishtinë, 11 gusht 2012, NOA- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se nëse Serbia kërkon autonomi për serbët e Kosovës, duhet të përgatitet për autonominë e shqiptarëve në Serbi.

Jakupi thekson se çështja e bisedimeve me Serbinë nuk duhet të hiqet, sepse sipas tij Kosova dhe Serbia tani duhet të bisedojnë për çështje të interesit të përbashkët.

“Sigurisht, nëse Serbia është e gatshme për të biseduar edhe për pozitën e serbëve të Kosovës, ajo duhet të jetë e gatshme për të biseduar edhe për pozitën e shqiptarëve në Serbi. Edhe Serbia është e ndërtuar në konceptin e shtetit të qytetarëve, edhe Kosova është e ndërtuar me konceptin qytetar të shtetit, por edhe vendet tjera të rajonit, në mënyrë të veçantë edhe Maqedonia. Ky koncept duhet të jetë i barasvlershëm për të gjitha vendet. Nëse Serbia kërkon që të ketë shmangie Kosova nga koncepti qytetar, atëherë duhet të përgatitet që edhe ajo të ketë shmangie nga koncepti qytetar, nëse kërkon një autonomi çfarëdo për serbët e Kosovës, duhet të përgatitet për autonominë e shqiptarëve në atë pjesë”, shprehet Krasniqi për mediat kosovare.

Kreu i Kuvendit të Kosovës nënvizon se mënyra e bisedimeve teknike ka qenë e kornizuar në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me qëllimin për ndryshimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Unë konsideroj se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për statusin politik të Kosovës janë mbyllur, këtu nuk mund të fjalë. E, tashti nëse duhet të bisedojmë për pozitën e qytetarëve serbë të Kosovës, ne konsiderojmë që oferta jonë, që ka buruar nga një marrëveshje ndërkombëtare nga bisedimet ndërkombëtare që janë zhvilluar në Vjenë dhe janë konceptuar në dokumentin gjithëpërfshirës për statusin politik të Kosovës, është një ofertë më e mira e mundshme e rajonit që një shtet i jep një komuniteti pakicë”, thekson Krasniqi për të shtuar se në këtë rrafsh përfaqësuesit e Kosovës kanë vendosur standarde dhe se sipas tij për ato që do të bisedohet duhet të jenë në kuadër të Pakos së Ahtisarit.

Krasniqi shprehet se çdo dalje nga pakoja, e rrezikon krejt pakon dhe se nuk është interesi i askujt për t’u rrezikuar ajo.

b.gj/noa.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Krasniqi: Serbia të mos kërkojë autonomi të serbëve të Kosovës Empty Re: Krasniqi: Serbia të mos kërkojë autonomi të serbëve të Kosovës

Sat 11 Aug 2012 - 19:33
"Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se nëse Serbia kërkon autonomi për serbët e Kosovës, duhet të përgatitet për autonominë e shqiptarëve në Serbi."

Ky mendim te shpie ose ne nderrim tokash ose ne nderrim popullsie!

Qysh u vihet viza shqiptareve te lugines me kerkesa serbe?!

Po kerkesat shqiptare cilat jane?!

Serbet jane pushtues ne Kosove!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi