Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Vjedhja e shekullit në Barcelonë, vepër e hajnave nga Kosova Empty Vjedhja e shekullit në Barcelonë, vepër e hajnave nga Kosova

Mon 13 Aug 2012 - 0:06
Vjedhja e shekullit në Barcelonë, vepër e hajnave nga Kosova Shekullit-300x175Prishtinë, 12 gusht – Të jep përshtypjen e një skenari të një filmi aksion: një bandë kriminele shqiptare, e dhënë pas kazinove, kryen një plaçkitje guximtare ndaj të birit të pasur të presidentit kontrovers nga Lindja e Mesme, në një nga hotelet më luksoze të botës. Por, ky rrëfim nuk është fiktiv. Në fakt është rast që aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Katër shqiptarë të Kosovës akuzohen për vjedhjen e stolive dhe mallrave luksoze në vlerë prej gati 2 milionë eurove në dhomën e një gjenerali në hotelin me pesë yje në Barcelonë – birit të presidentit kurd irakian, Massoud Barzani.

“Hotel Arts”, që vizitohet nga personalitete botërore, si Mick Jagger, Eric Clapton dhe Cindy Crawford, është votuar si një nga vendet më të preferuara në botë për të takuar yje.

Por, më 20 korrik 2009, mrekullia arkitektonike e xhamit dhe çelikut, e cila është pjesë e zinxhirit “Ritz-Carlton”, ishte nikoqire e një grumbulli të çuditshëm të vizitorëve: katër hajdutë shqiptarë të Kosovës, që kishin shënjestruar birin e presidentit të Kurdistanit, Mansour Barzani, zbulon “Gazeta Jeta në Kosovë”.

Haki Januzi dhe Artan Xhaferi-Jelliqi akuzohen se kanë hyrë me forcë në dhomë të hotelit, duke ikur me byzylykë, unaza, vathë, qafore dhe telefona të shtrenjtë mobilë, të gjitha në vlerë prej 1.3 milionë dhe 1.9 milionë euro, ndërsa Sami Makolli dhe Shemsidin Benarba bënë roje në korridor dhe hutuan vëmendjen e stafit të recepcionit.

Makolli dhe Benarba kishin udhëtuar në Barcelonë me pasaporta të rrejshme dhe të gjithë – përveç Januzit, i cili theksoi se nuk ishte në Spanjë në atë kohë – kanë thënë se kishin ardhur në qytet për të luajtur bixhoz në kazino.

Afrim Ymeri, Abedin Beka – pronar i Hotelit “Kalaja” në Vushtrri – dhe Saim Januzi – pjesëtar i njësisë speciale të policisë së Kosovës ROSU, që është edhe vëllai i të bashkakuzuarit Haki – akuzohen se kanë ndihmuar kryerësit pas plaçkitjes.

Në seancë në Gjykatën e Qarkut, në korrik, gjyqtari konstatoi se provat mbështesin pikat e aktakuzës dhe gjykimi i plotë pritet të mbahet në vjeshtë. Akuzat kundër Sami Makollit ishin të ndara nga të bashkakuzuarit, sepse ai nuk ishte i pranishëm në seancë.

Erhan Brnicanin, Dusan Kadijevic dhe Nebojsa Bojovic, që të gjithë nga Serbia, gjithashtu përballen me akuza për tentim-pranim të mallrave të vjedhura. koha
Vjedhja e shekullit në Barcelonë, vepër e hajnave nga Kosova F1_12-arts-21344790226
Vjedhja e shekullit në Barcelonë, vepër e hajnave nga Kosova F1_12-arts-31344790393
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi