Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Grabitje spektakolare e 4 shqiptarëve në Barcelonë Empty Grabitje spektakolare e 4 shqiptarëve në Barcelonë

Mon 13 Aug 2012 - 16:35
Një bandë shqiptarësh nga Kosova kanë bërë një vjedhje spektakolare në një nga hotelet me luksoze të Barcelonës Hotel Arts”, e cila është pjesë e zinxhirit “Ritz-Carlton”, ndërsa janë larguar me plot 3.2 milionë euro. Në qendër ka qenë dhoma e birit të presidentit të Kurdistanit, gjeneralit Massoud Barzani i cili kishte zgjedhur të qëndronte në një suitë luksose të kësaj mrekullie arkitektonike prej xhami dhe çelikut ku qëndrojnë edhe yje si Mick Jagger, Eric Clapton dhe Cindy Crawford, është votuar si një nga vendet më të preferuara në botë për të takuar VIP-a.Më 20 korrik 2009, citon alb-observer.com Haki Januzi dhe Artan Xhaferi-Jelliqi hynë me forcë në në suitë, duke ikur me byzylykë, unaza, vathë, varëse dhe telefona të shtrenjtë celularë, të gjitha në vlerë prej 1.3 milionë dhe 1.9 milionë euro, ndërsa dy kosovarët e tjerë Sami Makolli dhe Shemsidin Benarba bënë roje në korridor dhe hutuan stafin e hotelit.
Megjithatë pas shumë hetimeve ata ranë në prangat e policisë kosovare në bashkëpunim me interpolin spanjoll. Ata nuk e kanë pranuar krimin dhe kanë theksuar se kanë qenë atje për të luajtur kumar, përveç Januzit, i cili theksoi se nuk ishte në Spanjë në atë kohë. Gjqi do të zhvillohet në vjeshtë ndërsa do ë ulen në bakën e të akuzarve edhe Erhan Brnicanin, Dusan Kadijevic dhe Nebojsa Bojovic, që të gjithë nga Serbia, pasi kanë pranuar mallrat e vjedhura./alb-observer.com/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Grabitje spektakolare e 4 shqiptarëve në Barcelonë Empty Re: Grabitje spektakolare e 4 shqiptarëve në Barcelonë

Mon 13 Aug 2012 - 17:24
Hera e dyte qe ky burimi /alb-observer.com/ tregohet i papjekur!!!

Qysh, grabitje "spektakolare", mos u duhet dhene dhe medalje keshtu?!

C'eshte ky vleresim i prape!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi