Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Belgjikë, grabitje spektakolare diamantësh Empty Belgjikë, grabitje spektakolare diamantësh

Tue 19 Feb 2013 - 14:00
Belgjikë, grabitje spektakolare diamantësh Diamanti-belgjike

Dhjetë kile diamantë janë vjedhur në pistën e aeroportit të Zaventemit, në Bruksel, bëjnë të ditur mediat belge në edicionet online.

Një furgon transporti mallrash me vlerë është sulmuar nga tetë grabitës të pajisur me armë automatike dhe rreze lazer, teksa rojet po ngarkonin gurët e çmuar, që kapin vlerën e 350 milionë eurove.

Diamantët ishin drejtuar për në Zvicër. Sipas autoriteteve të aeroportit, grabitësit kanë hyrë në pistë në bordin e dy makinave pasi kanë shkatërruar një derë sigurie.

Gjatë sulmit nuk janë përdorur armët e zjarrit dhe nuk ka pasur të lënduar. Një nga dy automjetet e përdorura për grabitjen është gjetur i djegur më vonë nga policia lokale, jo shumë larg aeroportit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi