Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh Empty Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh

Tue 18 Sep 2012 - 23:40
Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh Vendi-300x251Një burim i pashtershëm diamantesh është zbuluar së fundmi në Rusi poshtë një krateri asteroidesh, të krijuar para 35 milion vitesh.Shkencëtarët thonë se diamantet në vendin e njohur me emrin Popigai Astroblem janë dy herë më të fortë se gurët e çmuar të zakonshëm, duke i bërë ata idealë për industrinë dhe shkencën. Por ky zbulim do e ndryshojë rrënjësisht tregun e gurëve të çmuar pasi aty përllogaritet se ka triliona karatë, aq sa mund të furnizohen të gjitha tregjet botërore… për 3 mijë vitet e ardhshme.
Ndaj edhe Kremlini zyrtar, i cili kishte kohë që e dinte këtë informacion, nuk ka folur pasi edhe sot e kësaj dite Rusia ka një pjesë luani në këtë treg. Ajo fiton nga gurët e çmuar plot 1.35 miliard dollarë në vit.
Vetëm nga miniera e famshme Mirny, e zbuluar në 1950, Moska ka përfituar deri më tani 17 miliard dollarë. Mendoni se sa shumë pritet të fitojë me minierën e re duke përllogaritur se aty ka diamante sa dhjetë herë e gjithë rezerva aktuale botërore./alb-observer.com/
Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh Diamante1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi