Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Eseja dhe llojet e esesë Empty Eseja dhe llojet e esesë

Mon 13 Aug 2012 - 14:25
Termi ese vjen nga Frengjishtja dhe do të thotë mundim,përpjekje për të shkruar.
Eseja është një lloj shkrimi i shkurtër që ka në bazë faktin dhe jo trillimin.
Çdo njeri mund të shkruaj ese,pra mund të shfaq opinionin rreth një teme a një fakti të caktuar.
Esetë dallohen në:
Formale ose të mirëfillta
dhe jo formale ose jo të mirëfillta.
Esetë e mirëfillta- dallohen nga zbërthimi logjik i temës nga saktësia e hollësi të argumenteve që sjell krijuesi nga thellësia e mendimit dhe maturia në opinionin e shfaqur.

Esetë jo të mirëfillta-trajtojnë temën në mënyrë të shkujdesur pa i dhënë shumë rëndësi argumentit ndonjëherë me nota humori.
Në bazë të temës që trajtohet mund të shkruhen esetë letrare,filozofike,historike,sociale etj.
Esetë mund t’i ndajmë në ese:
Përshkruese,shpjeguese,argumentuese,vleresuese.
Eseja narrative-rrëfen një ngjarje hap pas hapi (si sekuenca e një filmi).
Eseja përshkruese-pikturon me fjalë një skenë,një person,një ngjarje.
Eseja shpjeguese-shpjegon,informon,analizon,interpreton.
Eseja argumentuese-ka për synim të bind lexuesin duke sjell argumente e fakte të shumta, se një vendim që është marrë është i drejtë ose kërkon të bind lexuesin për pozicionin e duhur që ka mbajtur shkruesi mbi në çështje të debatueshme që ka trajtuar.
Eseja vleresuese-ka për synim të vlerësoj permes fakteve dhe argumenteve,situaten a një problem të caktuar si dhe të propozojë rrugë dhe mundësi për ta përmirësuar apo për ta zhvilluar në mënyrë progresive dhe të pranueshme problemin.

Eseja është një lloj teksti përmes të cilit dikush shpreh bindjet, mendimet dhe ndjenjat e veta lidhur me një ide, përjetim, njeri, libër a tekst të caktuar.
- Eseja lidhet me emrin e shkrimtarit francez michel de montaigne dhe eset e tij te botuara ne vitin 1580, ku ai shpreh pikepamjet e tij mbi jeten, njeriun, boten, letersin, filozofin, shkencen, fene, kozmosin, natyren ETJ.
- Pra nje ese mund te shkruhet per cfardo objekti a teme.
- Prandaj te eseja jan te rendesishme: Tema, qëllimi, dhe lexuesi/dëgjuesi.
- Struktura e esesë perbehet prej tri pjeseve themelore:
- hyrjes (ku hapet tema);
- trungut(ku jepet fjalia tematike)
- fundit(ku nxirren perfundimet).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi