Notari i “artë” kinez u “dhuron” shokëve të skuadrës miliona dollarë
Mon 13 Aug 2012 - 16:33
Notari kinez Sun Jang, popullariteti i të cilit u rrit në mënyrë të ndjeshme pasi ai fitoi garat e 400 dhe 1500 metra stil i lirë në Londër 2012, ka siguruar për vitin e ardhshëm sponsorizime që kapin vlerën e 18 milionë dollarëve. Megjithatë 1/3 e këtyre lekëve, plot 6 milionë dollarë ai do tja japë anëtarëve të tjerë të skuadrës olimpike, të cilët nuk janë kaq fatlumë dhe kaq të mirëpaguar, pasi përfitojnë vetëm një rrogë nga shteti. Megjithatë këtë gjest ai nuk do e bëj nga zemërgjerësia por sepse e detyron ligji kinez për sportin.
Qeveria kineze, citon alb-observer.com, e ka marrë këtë vendim për marrjen e përqindjeve mbi kontratat e sportistëve olimpikë pasi këto para shërbejnë për të siguruar talente të reja. Për më tepër kostoja e transformimit të këtyre sportistëve është shumë e lartë. Për Jang këtë notar të klasit botëror që në fëmijëri janë harxhuar rreth 1.57 milionë dollarë.Pjesa më e madhe e këtyre parave u shpenzuan për të siguruar shërbimet e australianit Denis Kotrell, që cilësohet si trajneri më i mirë i garave të distancave të gjata në not dhe që arriti të udhëhiqte 20 vjeçarin drejt dy medaljeve olimpike.
Kotrell nga ana e tij ishte i kënaqur me atë që i ofruan kinezët dhe braktisi kombëtaren australiane. “Me atë që më ofruan kinezët për një muaj, mund të jetoj rehat për një vit”, u shpreh ai për mediat./alb-observer.com/

- Miliona dollarë kundër pavarësisë së Kosovës
- Fitoi miliona dollarë por tashmë jeton në mjerim
- Shalsi: Berisha shpenzon miliona dollarë për të reklamuar veten e tij
- Vehabistet paguan miliona dollarë për të marrë Komunitetin Mysliman Shqiptar.
- Vajza lesbike, babai ofron miliona dollarë për mashkullin që do e bëj të ndihet femër
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi