Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ceremonia e Gumës në Himarë, Deputeti neonazist: Këtu, tokë greke Empty Ceremonia e Gumës në Himarë, Deputeti neonazist: Këtu, tokë greke

Wed 15 Aug 2012 - 12:06

Ceremonia e Gumës në Himarë, Deputeti neonazist: Këtu, tokë greke Spacer
Ceremonia e Gumës në Himarë, Deputeti neonazist: Këtu, tokë greke 57354_1HIMARE-
Skandal në ceremoninë përkujtimore të Aristo tel Gumës. “Gazeta
Shqiptare” zbulon videon ku deputeti i Parlamentit Grek, Kristo Papa ka
lëshuar thirrje antishqiptare nga Himara. Deputeti i partisë neonaziste
të “Agimit të Artë”, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar më
datë 12 gusht në qytezën bregdetare. Ai ka shfrytëzuar këtë mundësi për
të deklaruar se Himara është tokë greke dhe se Epiri është një. “Në
shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që
të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj
të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të
mirë, kurban për lirinë”, – u shpreh përpara varrit të Aristotel Gumës,
deputeti grek.

Shumëkush mund të thotë se “ai është një
ekstremist” dhe këtu nuk ndonjë çudi të madhe. E vërteta është që asnjë
“ekstremist” shqiptar nuk do të lejohej të zhvillonte në Greqi një
propagandë të tillë: ta zëmë të bënte tubime e të thoshte që Filati e
Paramithia janë tokë shqiptare. Propaganda e deputetit grek arriti deri
në deklarata për lirinë e Himarës, e cila sipas tij është e skllavëruar.
“Me ndihmën e grekëve të zgjuar, besoj se nuk do të vonojë koha që kjo
copë e tokës greke do të bëhet, edhe nëse përkohësisht, autonome, pasi
janë në fuqi vendimet e Protokollit të Korfuzit. Më pas të vijë edhe
liria që kemi kërkuar”, – deklaroi Kristo Papa.

FJALA E PLOTE
“E
kaltër me të bardhë, siç i takon Aristotelit. Në shumë raste thonë që
ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por
kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka
gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për
lirinë. Të jeni të sigurtë se, pavarësisht se Nëna Greqi dhe pushteti
politik janë bukëshkalë e nuk i mbrojnë djemtë e tyre dhe helenizmin, të
jeni të sigurtë se disa, me mendjen e tyre, pavarësisht se janë nëpër
zyrat e Athinës, do të jenë gjithmonë në mbështetje të Vorio-Epirit. Dhe
të them edhe një të fundit: Themi të gjithë për Vorio- Epirin dhe shumë
mirë foli edhe kunati i të ndjerit Aristotel. Por nuk ka Vorio-Epir,
Epiri është një. Vetëm një copë ka mbetur e skllavëruar dhe jo e lirë.
Është në dorën tonë që të mbajmë këto Termopile. Mbi të gjitha jeni ju
të parët, që jeni vendas e që jetoni këtu, që keni gjithë këtë presion
të institucioneve shqiptare. Me ndihmën e grekëve të zgjuar, besoj se
nuk do të vonojë koha që kjo copë e tokës greke do të bëhet, edhe nëse
përkohësisht, autonome, pasi janë në fuqi vendimet e Protokollit të
Korfuzit. Më pas të vijë edhe liria që kemi kërkuar. I paharruar qoftë
kujtimi i Aristotelit! Qoftë i pavdekshëm, vdekja nuk llogaritet. Një
është Greqia, për Greqinë luftojmë. I njëjti mesazh është edhe në Qipro,
në Qipron tonë të skllavëruar. Mbi këtë varr duhet të betohemi për
atdheun tonë, për fenë tonë, për idealet tona. Rroftë Greqia!”.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Ceremonia e Gumës në Himarë, Deputeti neonazist: Këtu, tokë greke Empty Re: Ceremonia e Gumës në Himarë, Deputeti neonazist: Këtu, tokë greke

Wed 15 Aug 2012 - 15:39
Message reputation : 100% (1 vote)
I hengert MERENDINEN ashtu si do ja hani dhe po ja hani .
Mbani fjalime o Grek i pacipe . Po plasi syte o Pis ku e ke Greqine ti .
Po natyrisht , ku gjejne shesh e bejne Pershesh , nga i kemi keta trima qe dhane jeten per JU ....trimat me te mire .
Ne cfare te bejme qe kemi Nje gomar , qe nderkohee qe hapin greket shkolla ne çameri ...ai thyen Rekorde noti ne Dhermi :( cfare trishtimi !!

Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ceremonia e Gumës në Himarë, Deputeti neonazist: Këtu, tokë greke Empty Re: Ceremonia e Gumës në Himarë, Deputeti neonazist: Këtu, tokë greke

Wed 15 Aug 2012 - 17:03
me ben habi si nuk reagon as PS per momentin vetem ALEANCA KUQ E ZI po ben reagime te ashpra si per marreveshjen detare dhe per keto pislleqet e grekeve
Sponsored content

Ceremonia e Gumës në Himarë, Deputeti neonazist: Këtu, tokë greke Empty Re: Ceremonia e Gumës në Himarë, Deputeti neonazist: Këtu, tokë greke

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi