Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Himarë, parulla antishqiptare Empty Himarë, parulla antishqiptare

Sat 16 Apr 2011 - 15:47
Himarë, parulla antishqiptare Ardian-tana
Partia Drejtësi
Integrim dhe Unitet i ka konsideruar parullat anti-shqiptare në gjuhën
greke në Himarë si provokacion për qëllime politike.


Kjo parti kërkon reagimin e fortë të
institucioneve shtetërore duke i bërë thirrje Prokurorisë që të vendosë
autorët përpara drejtësisë.

“Për ne, këto provokime në prag të zgjedhjeve të 8 Majit, nuk janë gjë
tjetër veçse rritje e tensionit kombëtar me qëllim përfitimin politik të
disa individëve të veçantë. Himara dhe himariotët nuk mund të kenë
urrejtje ndaj askujt. Himara me standardet e larta intelektuale prej
vitesh është shndërruar në një terren eksperimental, të drejtuar nga
Vasil Bollano, nëpërmjet individëve të paguar, që provokojnë ndjenjat e
shqiptarëve”, është shprehur në një konferencë për media, sekretari
politik, Ardian Tana.

“Parullat e shkruara në mes të natës, nuk janë provokimi i parë që i
bëhet këtij vendi, ndaj ne kërkojmë me forcë reagimin e institucioneve
shtetërore, duke nisur nga Prokuroria, që të vendosin përpara drejtësisë
autorët e këtyre akteve që provokojnë urrejtje dhe dhunë ndaj
shqiptarëve”, theksoi ai.

“Himara, kjo tokë kreshnike shqiptare, si një qëndër e rëndësishme e
historisë sonë kombëtare, nuk urren askënd. Ne i bëjmë thirrje forcave
politike në Himarë që të distancohen dhe të kundërpërgjigjen ndaj këtyre
provokimeve. Ne i bëjmë thirrje dy forcave të mëdha politike, që të
mbështesin një kandidat të përbashkët në Himarë. Asnjëherë nuk është
vonë për të vendosur në vend dinjitetin kombëtar. Ka ardhur çasti që të
ulen flamujt e partive dhe të ngrihet lart Flamuri Kombëtar”, tha Tana.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi