- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
PDIU: Bollano, fushatë elektorale me sharje antishqiptare në Himarë
Fri 15 Apr 2011 - 19:27
TIRANE - Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet reagon kundër provokimeve të qarqeve nacionaliste greke, që kanë mbushur Rivierën Shqiptare me parulla kundër kombit tonë, kundër Himarës dhe kundër shqiptarëve të Çamërisë.
“Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk bie pre e këtyre provokimeve të ulëta, të cilat kanë funksion tërësisht elektoral.
Për ne, këto provokime në prag të zgjedhjeve të 8 Majit, nuk janë gjë tjetër veçse rritje e tensionit kombëtar me qëllim përfitimin politik të disa individëve të veçantë. Himara dhe himariotët nuk mund të kenë urrejtje ndaj askujt”, thuhet në deklaraten e PDIU.
Sipas saj, Himara me standardet e larta intelektuale prej vitesh është shndërruar në një terren eksperimental, të drejtuar nga Vasil Bollano, nëpërmjet individëve të paguar, që provokojnë ndjenjat e shqiptarëve
PDIU vlerëson se parullat e shkruara në mes të natës, nuk janë provokimi i parë që i bëhet këtij vendi, ndaj ne kërkojmë me forcë reagimin e institucioneve shtetërore, duke nisur nga Prokuroria, që të vendosin përpara drejtësisë autorët e këtyre akteve që provokojnë urrejtje dhe dhunë ndaj shqiptarëve.
“Himara, kjo tokë kreshnike shqiptare, si një qëndër e rëndësishme e historisë sonë kombëtare, nuk urren askënd. Ne i bëjmë thirrje forcave politike në Himarë që të distancohen dhe të kundërpërgjigjen ndaj këtyre provokimeve. Ne i bëjmë thirrje dy forcave të mëdha politike, që të mbështesin një kandidat të përbashkët në Himarë. Asnjëherë nuk është vonë për të vendosur në vend dinjitetin kombëtar. Ka ardhur çasti që të ulen flamujt e partive dhe të ngrihet lart Flamuri Kombëtar”, thuhet në deklaratën e PDIU.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi