Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Kërkoj punë gjatë kësaj fushate elektorale Empty Kërkoj punë gjatë kësaj fushate elektorale

Tue 9 Apr 2013 - 11:49
Kërkoj punë gjatë kësaj fushate elektorale Jetmir%20hila%207Jetmir Hila, djali që ka 28 vjet që lëviz me një makine invalidësh na rrëfen historinë e tij, të hidhurat e gjendjes ekonomike dhe gëzimin e certifikatës së parë
Publikuar më 01.04.2013 | 12:36

Luela Myftari

-Jetmiri ka gjithë jetën që lëviz me një makinë. Ka mbetur i paralizuar që në ditën e njëzetë të jetës së tij, si pasojë e një temperature të lartë. Nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë, por ka ndjekur kurse private për të mësuar të shkruajë dhe të lexojë. I pëlqen të lëvizë. Dëshiron që të ndihet i gjallë. Dhe pavarësisht se jeton në katin e dytë të një pallati, ai bën pazarin e shtëpisë dhe del sa herë që i jepet mundësia. Makina e tij, ajo që i mundëson lëvizjen ka në krahun e djathtë një pasqyrë. Duke qeshur na thotë se ai ka tre sy. Përpiqet që në çdo çast të mos mërzitet që nuk mund t’i përdorë këmbët.

Dje, Jetmiri për herë të parë ka provuar gëzimin e të pasurit një certifikatë, dhe jo një certifikatë dosido. Ai u shpall më i miri në kursin e grafikës, dizajnit dhe reklamës. Ka mësuar që të bëjë kartëvizita, reklama, broshura dhe na tregon se ky kurs e ka ndihmuar shumë që të ndihet mirë psikologjikisht. Madje, në bisedë e sipër, ai dëshiron t’i bëjë thirrje të gjithë atyre politikanëve që nuk e kanë ndihmuar qoftë edhe për një seancë terapie që t’i bëjnë ndonjë ofertë pune. “Unë tani jam më i miri, pres oferta”. Buzëqeshja e tij nuk zgjat shumë kur flasim për politikën e ndjekur ndaj paraplegjikëve. Ai na thotë se po të mos ishte këngëtari Sidrit Bejleri, ai nuk do të kishte mundësi të ndiqte terapitë për të cilat ka nevojë trupi i tij. Po të mos i kishte dhuruar një mik i tij makinën me të cilën lëviz, ai ndoshta do të rrinte gjithë ditën në shtëpi. Dhe po të mos ishte financuar ky projekt për kursin e grafikës, ai do të mbytej nga mërzia e një dite, gjatë së cilës një invalidi nuk i jepet mundësia për të bërë diçka. Fajëson në heshtje të gjithë politikanët. Nuk dëshiron të flasë për ta në një ditë gëzimi si kjo.

Na flet gjatë gjithë kohës për kursin tremujor që sapo ka mbaruar. Aty ka zënë miqësi të reja dhe nuk i vjen mirë që ky kurs përfundoi. “Zgjohesha në mëngjes me një qëllim të caktuar. Kisha se ku të shkoja dhe kisha me çfarë të angazhohesha”, thotë Jetmiri. Dëshira e tij për ta njohur edhe më shumë botën e dizajnit vjen përmes një deklarate të cilën ai e bën edhe në emër të miqve që ka njohur në këtë kurs. “Ne do të dëshironim që të gjenim një tjetër mbështetje, ndoshta edhe për ta vazhduar edhe një tremujor tjetër, pasi ky lloj trajnimi kërkon goxha kohë dhe përgatitje”, na thotë ai. Nuk dihet të gjithë mendojnë si Jetmiri që dëshiron vërtet të mësojë më shumë për grafikën, dizajnin dhe reklamën. Apo kjo është një dëshirë që të mos ndahet nga miqtë që prej më shumë se shtatë javësh i takon çdo ditë. “Kërkojmë ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi financimi dhe që duan të na ndihmojnë. Këtë mund ta bëjnë fondacionet e ndryshme që operojnë në Shqipëri, po sigurisht edhe fondacionet jashtë”, thotë ai si një djalë i zgjuar që e di mirë çfarë duhet të thotë përballë një gazetareje.

Komentet e tij për këtë hapësirë që iu dedikua atyre në kursin e grafikë janë mbresëlënëse. Sytë e tyre na japin përshtypjen sikur duan të thonë të gjithë njëzëri se do të jenë fitimtarë në këtë betejë që sapo kanë nisur. Kështu ndodh ku Jetmiri thotë: “Ne kemi si synim që të ecim më përpara dhe do ta realizojmë një gjë të tillë duke bërë të pamundurën, qoftë edhe me ato mundësi që kemi”. Pakkush mendon se këta njerëz do t’i gjejë kaq optimistë dhe pozitivë. Por, Jetmiri na u shfaq vërtet i tillë sot. Ndoshta kjo nuk u ndodh shpesh, por në një ambient të tillë, ku atyre u jepet mundësia për të mësuar se si të punojnë nesër, ata të gjithë duken shumë optimistë. Dhe nëse vërtet nevojitet kaq pak për këta njerëz që përpiqen kaq shumë, atëherë përse të mos i kthejmë sytë drejt Jetmirit dhe miqve të tij?

Bio:

Emri: Jetmir Hila

Datëlindja: 1985

Vendlindja: Përmet

Vendbanimi: Tiranë

Statusi: Beqar

Projekti

Projekti i hodhi hapat e parë në muajin tetor të 2012-ës. Trajnimi i para – tetraplegjikëve filloi në 24 dhjetor falë ndihmës dhe mbështetjes ekonomike që fondacioni “Albanian Besa Capial” i dha shoqatës së këtij targetgrupi. Ishin tre muaj për një kurs që ofron njohuri në fushën e grafikës, dizajnit dhe reklamës. Praktikat mësimore janë zhvilluar çdo mesditë. Grupi i kursantëve ishte i përbërë nga dymbëdhjetë persona, të gjithë me aftësi të kufizuara. Tani që ata kanë përfunduar këtë trajnim 3-mujor, ata do të mund të provojnë se mund të punojnë, njëlloj si të tjerët. Ky kurs përfundoi dje dhe pikërisht dje kurorëzoi më të mirin, Jetmir Hilën./shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi