Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Maska per fytyre, vitaminat qe nuk duhen shmangur gjate kesaj stine Empty Maska per fytyre, vitaminat qe nuk duhen shmangur gjate kesaj stine

Thu 12 Apr 2012 - 2:07
Gjate veres lekura e fytyres ka nevoje per lageshtire te vazhdueshme, nderkohe qe gjate pranveres nevojitet nje terapi e vecante vitaminash. Por, kjo nuk do te thote qe duhet tejkaluar perdorimi i tyre. Sasia e madhe e vitaminave mund te shkaktoje hipervitamine, qe con ne tharje, skuqje dhe dehidratim te pjesshem te lekures.Per kete arsye e shendetshme eshte taktika e dyfishe: Marrje e brendshme ne mase e vitaminave dhe aplikimi i jashtem i produkteve kozmetike me permbajtje vitaminoze. Zakonisht, me vitamina pasurohet kozmetika e perditshme, sido qe te jene kremra per diten apo naten. Per kete arsye ato mund te perdoren jo vetem ne periudha qe mungojne vitaminat, por gjithmone kur lekura ka nevoje per perkujdesje.

Lekura e thate: Nese me afrimin e pranveres lekura juaj behet shume e thate, perdorni produkte kozmetike qe permbajne me teper vitamine E. Vendoseni ate çdo nate me ndihmen e nje tamponi pambuku ne pjeset e thata te fytyres, trupit dhe ne rrudhat e thella. Edhe ju vete mund te pasuroni kremin qe do te perdorni nese shtoni disa pika vitamine E, e cila shitet ne farmaci. Nese lekura juaj eshte demtuar nga i ftohti, kerkoni kombinimin e vitamines E me vitaminen A. Kremin e duarve, i cili permban keto dy vitamina, mund ta perdorni edhe per zbutjen e berrylave, gjunjeve, thembrat e kembeve apo per buzet e plasura.

Ne mbremje hidhni ne uje te ziere nje grusht me kajsi te thata, ndersa ne mengjes shtypini dhe shtoni 2 luge kafeje kos. Mbajeni per 15 minuta ne fytyren tuaj dhe do te shihni qe ajo do te zbute lekuren. 2. Grini holle majdanoz ( ai permban shume vitamine A) dhe shtoni vaj. Do te perfitoni nje maske te jashtezakonshme.

Lekura e yndyrshme : Nese gjate pranveres lekura juaj behet poroze dhe e yndyrshme, ju mund te shmangni pucrat e pakendshme duke perdorur kombinimin e vitamines E dhe C. Maska ne kushtet e shtepise. Perzieni nje luge gjelle fruta te thata me nje luge gjelle grure dhe zhytini ne uje te nxehte. Shtoni 15 pika limoni te fresket dhe vendoseni masken e fituar per 20 minuta. Ajo do te pastroje poret tuaja dhe do te rinoje ngjyren e fytyres tuaj. Shenjat e krijuara nga pucrrat mund t’i hiqni me ndihmen e majdanozit te prere holle te perziere me kripe. Ai perdoret ne formen e piling-ut.

Nje nga vitaminat me te rekomanduara per lekuren eshte vitamina C. Ajo permireson proceset e shkembimit, aktivizon funksionet mbrojtese te saj, mbron muret e eneve te gjakut, permireson ngjyren e lekures dhe normalizon ndarjen e yndyrnave nga djersa. Mund te “perkedhelni” lekuren tuaj me kete vitamine nese shtypni pjesen e brendshme te cdo lloj agrumi dhe shtoni kos natyral pa permbajtje sheqeri.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi