- NittaKomplet
- Shteti :
Postime : 3811
Hobi : Pushimet
Vendndodhja : Te Motra ime Essi
Anetaresuar : 28/07/2011
5 maska natyrale për fytyrë kundër akneve ..!!!
Thu 25 Apr 2013 - 17:36
Aknet janë problem i cili shkakton pakënaqësi jo vetëm tinejxherëve, por shpesh edhe më të moshuarve.
Secili që është ballafaquar me këtë problem e din që nuk ekziston një “ilaç” i cili në mënyrë magjike do ta pastrojë lëkurën njëherë e përgjithmonë. Që të fitohet efekt maksimal, është e nevojshme që të kombinohen tretmane të ndryshme.
Maskat për fytyrë duhet të jenë pjesë e kujdesit të lëkurës të prirur ndaj akneve. Problemi i vetëm tek ato është se nuk ndikojnë në mënyrë të njejtë tek të gjithë njerëzit, andaj është e nevojshme që pak të eksperimentoni.
Pikërisht për ata që kanë dëshirë ta bëjnë atë gjë, më poshtë ju paraqesim maskat më të njohura shtëpiake për kujdes të lëkurës së prirur ndaj paraqitjes së akneve.
Maskat e mëposhtme kundër akneve janë plotësisht natyrale, i pastrojnë poret, e mirëmbajnë fortësinë e lëkurës dhe qetësojnë skuqjen. Nëse keni problem me aknet, ia vlenë t’i përdorni. Kur ta gjeni masken e cila ka efekt më të mirë në fytyrën tuaj, përdoreni dy herë në javë.
Mollë dhe mjaltë
Ndoshta do të ju vinte më shijshëm të preni një mollë, ta lyeni me mjaltë dhe ta hani si desert, por këtë herë bëni një maskë nga të mirat e mollës dhe mjaltës që t’i ndjejë fytyra juaj.
1 mollë të shtypur
2 lugë supe mjaltë
Në mollë e shtypur shtoni mjaltën dhe përzieni deri sa të fitoni një masë homogjene. Pastaj masën e fituar vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 20 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Kjo maskë nuk thahet, andaj mos prisni që ajo të thahet për ta pastruar fytyrën.
Qull tërshëre me aromë të borzilokut
Tërshëra dhe borziloku janë aleatë të njohur në luftën kundër akneve dhe ndihmojnë në pastrimin dhe qetësimin e tërësishëm të lëkurës. Mund të përdoren edhe ndaras (farat e tërshërës të përziera me ujë (si maskë), kurse borziloku si losion), por sëbashku paraqesin një kombinim të fuqishëm i cili ndikon në lëkurën e prirur ndaj akneve.
2-3 lugë të vogla borzilok
fara tërshëre
ujë
Në një gotë me ujë të ngrohtë vendosni 2-3 lugë të vogla borzilok të thatë dhe lëreni derisa uji të arrijë temperaturë të dhomës (25 gradë)). Në ndërkohë, merrni disa lugë fara tërshëre dhe vendosni në blender që të imtësohen. Kur solucioni nga borziloku do të ftohet, filloni të vendosni sasi të vogël të tij në farat e imtësuara të tërshërës. Shtoni pak nga pak nga solucioni i borzilokut që të mund ta kontrolloni trashësinë e masës. Masa duhet të jetë aq e trashë saqë kur të vendoset në fytyrë të mos rrjedhe.
Vendoseni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë 20 minuta. Derisa e pastroni fytyrën, mund të bëni lëvizje rrethore për ta eksfoluar lëkurën.
E bardha e vezë me limon
E bardha e vezës do të ju ndihmojë për ta zvogëluar skuqjen e fytyrës dhe për ta zvogëluar iritimin, kurse si rezultat do të keni fytyrë më të butë dhe më të “shtrënguar”.
1 vezë
disa pika limon
Ndajeni të kuqën dhe të bardhën e vezës. Përzieni të bardhën e vezës derisa të fitoni një masë. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, shtoni disa pika limoni.
Lyeni fytyrën më parë të pastruar dhe lëreni të veprojë 15 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Mjaltë dhe jogurt
Duke kombinuar mjaltën dhe jogurtin do të fitoni një përbërje e cila e bën lëkurën tuaj të “lagësht”, pastron yndyrnat dhe zvogëlon skuqjen e shkaktuar nga aknet. Edhe një anë pozitive e kësaj maske është ajo që nuk e thanë lëkurën dhe mund të përdoret për çdo lloj lëkure.
1 lugë supe mjaltë
1 lugë supe jogurt
Vendosni mjaltën në enë të pastërt dhe nxejeni pak në mikrovalë që të bëhet në gjendje të lëngshme ose nxejeni enën në ujë të ngrohtë.
Më pas shtoni jogurtin dhe përzieni mirë. Përbërjen e fituar vendoseni në fytyrë, duke e vendosur më shumë në vendet me akne. Lëreni të veprojë 15 -20 minuta, e pastaj pastroni me ujë të ngrohtë.
Ujë i kripur
Krypa në mënyrë natyrale e pastron lëkurën. Ajo jo vetëm që i pastron poret, por edhe i thanë aknet e paraqitura. Notimi në ujë deti të kryposur është një tretman i mirë për aknet, por pasi që nuk mund t’i lejojmë vehtes një gjë të tillë që gjatë gjithë periudhës së vitit të jemi në det, është mirë që ta përdorim fuqinë e krypës në kushte shtëpiake.
5 lugë të vogla kryp deti
ujë
Në krypë shtoni një nga një disa lugë uji. Përzieni vazhdimisht dhe shtoni ujë derisa të fitoni përbërje të trashë. Masën e fituar lëreni të qëndrojë 10 minuta, e pastaj vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 20 minuta. Më pas pastroni fytyrën me ujë të ngohtë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi