Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

FLETARRESTET E PARALAJMËRUAR TË SERBISË FUSHATË ELEKTORALE” Empty FLETARRESTET E PARALAJMËRUAR TË SERBISË FUSHATË ELEKTORALE”

Fri 23 Mar 2012 - 18:22
Pohimet e zëvendësprokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekariq, se deputeti Fatmir Limaj dhe ish-luftëtarët e UÇK-së do të arrestohen sapo të dalin jashtë Kosovës, për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi janë edhe një skandal tjetër i Qeverisë së Serbisë, të cilin, ajo po e shfrytëzon për fushatë elektorale.

Zëvendësi i prokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekariq, ka deklaruar sot se Fatmir Limaj, do të arrestohet posa të dalë nga territori i Kosovës, sepse Serbia ka lëshuar një fletë arrest ndërkombëtar kundër tij.

Por zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë për Kosovapress se këto veprime të Qeverisë së Serbisë janë skandaloze, duke shtuar se kjo do të ndikoj negativisht në raportet Kosovë-Serbi.

“Besoj që veprimet e tilla të Qeverisë së Serbisë janë skandaloze, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste tjera me personalitete dhe udhëheqës të shquar tw luftës për çlirim dhe pavarësi ka bërë njëjtë. Por unë jam i bindur që Interpoli dhe menkanizmat tjerë ndërkombëtar nuk do të jenë pre e këtyre motive politike të Serbisë përball personaliteteve tona në veçanti ndaj rastit konkret të zotëri Limaj”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi duke shtuar se është e qartë që Serbia po e shfrytëzon këtë për motive politike. /Kosovapress/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi