Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri Empty Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

Tue 2 Jul 2013 - 11:18
Message reputation : 100% (1 vote)
Pikërisht Bollano, që nuk ka lënë gjë pa thënë dhe bërë kundër interesave të Shqipërisë, pritet të jetë deputet pas hyrjes së Dules në qeveri, dhe do mbrojë interesat greke në Kuvendin e Shqipërisë.
Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri Vangjel-Dule-Vasil-Bollano-320x253
Vasil Bollano ish-kreu i bashkisë së Himarës dhe aktualisht kryetari i shoqatës OMONIA pritet të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Formatimi i kabinetit qeveritar të kryeministrit të ri Edi Rama dhe përfshirja në qeveri e kreut të PBDNJ Vangjel Dule, do të krijojnë kushtet që Bollano të hyjë në Kuvend si deputet i kësaj partie. Një hapësirë e tillë për Bollanon në Kuvend krijohet për shkak se marrëveshja bashkëqeverisëse përfshin dhe ndarjen e mandatit të deputetit me atë të ministrit dhe për këtë shkak Dule, do të lërë mandatin e deputetit, duke hapur vendin për Bollanon, i cili në listën shumemërore rajonale të qarkut të Vlorës gjendet i dyti pas kreut të PBDNJ.

Kryetari aktual i organizatës OMONIA, njëherësh ish-kreu i bashkisë së Himarës Vasil Bollano është i njohur për profilin e tij pro-grek dhe antishqiptar. Sa ishte në krye të bashkisë së Himarës, jo vetëm që deklaroi se Himara është greke dhe zemra e Vorio-Epirit, por dhe gjithë faqja e internetit e kësaj bashkie ishte e shkruar greqisht, emrat e banorëve të bashkisë kishin nga një “s” pas, duke i cilësuar grekë. Madje arriti deri atje sa të deklaronte se heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte grek e quhet Jorgjis Kastriotis. Ka shkaktuar probleme gjithnjë, teksa ka deklaruar se Himara është greke dhe duhet të bashkohet me Greqinë, Himara është si Kosova duhet të shpallet e pavarur. "Bashkia e Himarës ka 11.037 banorë, një popullsi kompakte ku mbi 85% e saj ka si gjuhë amtare greqishten”, thuhej në faqen zyrtare të bashkisë së Himarës, kur ishte Bollano në krye të saj, derisa socialisti Goro e nxori me votë nga zyra.

Vasil Bollano nuk është vetëm kryetar i OMONIA-s ai mban disa poste në organizatat ndërkombëtare greke që punojnë dhe luftojnë për Autonomisë së Vorio Epirit. Më 13 dhjetor 2009 është zgjedhur anëtarë i Bordit drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri Empty Re: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

Sat 19 Oct 2013 - 16:13
O Edi Rama, mos valle ne Shqiptaret i zeme vend Shqiperise mo?!

Te vrasim veten me mire, te lehtesojme detyren tuaj?!

Iku nje Sali Berishe, erdhen dy Sali Berisha!!!
neon
neon
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 110
<b>Postime</b> Postime : 417
<b>Hobi</b> Hobi : Te ze peshk me fill spanje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2013

Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri Empty Re: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

Sun 20 Oct 2013 - 3:48
Sponsored content

Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri Empty Re: Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi