Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Prostitutat Elitare me Fitime Marramendëse  Empty Prostitutat Elitare me Fitime Marramendëse

Thu 16 Aug 2012 - 19:03

Prostitutat Elitare me Fitime Marramendëse  4b9f9da50cf2f358abdcd4a4321104f9_L


Ajo posa i ka mbushur 30 vjet. Ajo është e bukur, e
mbajtur dhe paguhet mirë për shërbimet që i ofron. Asgjë në pamjen e
saj nuk të jep përshtypjen e një prostitute tipike, e cila nga varfëria
detyrohet që ta shesë trupin e saj për para të imta. Ajo nuk është
moldave apo ukrainase, asaj nuk i janë marrë me dhunë dokumentet
personale dhe nuk është detyruar që të punojë si prostitutë në ndonjë
klub nate, gjë që përbënte një skenar të rëndomtë që gjatë viteve të
nëntëdhjeta zhvillohej anembanë Ballkanit.

Ajo jeton në një qytet verior të Vojvodinës. Prindërit e saj nuk janë
të shkurorëzuar apo të varfër. Ajo klientët e saj i pret në një banesë
luksoze në qendër të qytetit.

“Shumica prej tyre janë klientë të rregullt. Çmimet janë shumë më të
larta se sa ato të prostitutave të rrugës, ndërsa shfrytëzues të
shërbimeve të mia janë kryesisht biznesmenë, ndonjëherë edhe të huaj,”
thotë B.V.

“Një takim me mua kushton 500 euro, ndërsa gjysmën e këtyre parave ia
jap një personi i cili më ndihmon me aranzhimin e takimeve. Klienti në
bazë të rekomandimit vjen në vendin ku unë i ofroj shërbimet e mia dhe
paraprakisht kontrollohet detajisht.”

Ajo kurrë nuk ka dashur të ketë fëmijë dhe nuk është e interesuar për
martesë. Ajo beson se puna që bën do t’i sigurojë asaj mjaft para për
të kaluar një pleqëri pa brenga.

“Po të mund ta ktheja kohën prapa, unë prapë nuk do të zgjedhja
ndonjë jetë tjetër. Unë nuk jam e marrë. Unë i kam filluar studimet dhe
kam mundur t’i kryej ato, por me një profesion mesatar unë kurrë nuk do
të mund të fitoja kaq shumë para,” thotë ajo.

B.V. mund të mos jetë shembull tipik i një prostitute në Ballkan, por
paraqet një rast konkret të një fenomeni të ri – prostitucionit elitar.
Veprimtari e tillë organizohet në hotelet me pesë yje në Shkup, në
qendrat ekskluzive bregdetare të Greqisë, në jahte në Mal të Zi dhe në
apartamente të shtrenjta në Sarajevë.

Lakmia për parfume, veshje të shtrenjta të prodhuara nga dizajnerë me
nam, apo pushime ekskluzive verore është emërues i përbashkët i
prostitutave elitare, ku çdo herë e më shumë në rolin kryesor shfaqen
meshkujt. Lidhjet me biznesmenë dhe politikanë atyre u garantojnë se
policia nuk do t’ju trokasë në dyer.

Pjesëtarët e policisë, nëse nuk janë të korruptuar apo nuk luajnë
vetë rolin e padronit, kryesisht u shkruajnë fletëparaqitje për
kundërvajtje prostitutave të rrugës, shumë prej të cilave janë të moshës
minore.

Hulumtimi që BIRN ka kryer në Maqedoni, Serbi, Bosnjë dhe Mal të Zi
tregon se ekonomia e dobët i ka shtyrë shumë vajza dhe nëna të
pamartuara që të dalin në rrugë të qytetit, në motele të lira apo në
rrugë për të pritur turistë të interesuar.

“Dallimi më i rëndësishëm mes prostitucionit në rrugë dhe
prostitucionit elitar qëndron në statusin social dhe intelektual të
punëtorëve seksualë” Dr. Zlatko Nikolić

Ato kërkojnë nga 10 deri në 50 euro në orë, e në raste të caktuara,
si në Maqedoni, çmimi bie edhe në vetëm pesë euro. Kjo armatë e tërë e
grave të shtypura e të kontrolluara nga padronat e tyre shpesh abuzohet
edhe fizikisht.

Kjo nuk ndodh me B.V. “Unë e di se jam në pozitë shumë më të
volitshme se sa prostitutat e rrugës. Ato punojnë në kushte tepër të
rënda dhe tërë kohën i eksponohen rreziqeve të llojllojshme. Mua
asnjëherë nuk ka ndodhur që ndonjë klient të më fyejë, e lëre më të më
lëndojë,” thotë ajo.

Dr. Zlatko Nikolić, bashkëpunëtor në Institutin për Hulumtime
Kriminologjike dhe Sociologjike në Beograd, thotë: “Dallimi më i
rëndësishëm mes prostitucionit në rrugë dhe prostitucionit elitar
qëndron në statusin social dhe intelektual të punëtorëve seksualë. Është
e natyrshme që ‘malli’ më i vlefshëm të abuzohet shumë më pak. Atyre u
ofrohet mbrojtje, kujdes dhe kushte komfore jetese.”

Femra elitare dhe klientelë e përzgjedhur

Administrata e Policisë Federale të Bosnjë e Hercegovinës thotë se me
vite të tëra nuk kanë pasur asnjë rast të prostitucionit të femrave që
nuk kanë qenë shtetase të Bosnjës.

Deri para rreth dhjetë vitesh, në këto vise ishin tejet të
popullarizuara femrat moldave, ukrainase dhe rumune, shumica prej të
cilave kishin ndërmjetësit e tyre.

Ndërmjetësit ende ekzistojnë, por ata nuk e kryejnë punën e tyre
jashtë në rrugë apo në klube të natës, të cilat kryesisht janë mbyllur.

Prostitucioni tani po zhvillohet nëpër apartamente dhe për një
klientelë të përzgjedhur. Policia thotë se është vështirë të arrestohen
njerëzit për organizimin apo pjesëmarrjen në prostitucion për shkak se
kjo punë bëhet në mënyrë të fshehtë dhe në mënyrë që është vështirë të
dëshmohet.

Edhe pse disa lokacione ende njihen për prostitucion rrugor, si për
shembull këndi Lašva në afërsi të Zenicës apo këndi Stup në Sarajevë –
Belma Lepir-Cviko nga Shoqata PROI, ku punëtorët seksualë shkojnë për të
marrë ndihmë mjekësore dhe këshillime, thotë se prostitucioni po
zhvillohet me të madhe në sallone të masazheve apo në apartamente
private ku vajzat punojnë pas thirrjeve.

“Në Sarajevë, zonjat elitare fitojnë nga 100 euro në orë apo deri në 500 euro në natë,” thotë Lepir-Cviko.

“Ekziston një numër i madh i vajzave që njihen si mihëse të floririt.
Edhe ato mund të etiketohen si pjesëmarrëse në prostitucion elitar”
Lepir-Cviko

“Ekziston një numër i madh i vajzave që njihen si mihëse të floririt.
Edhe ato mund të etiketohen si pjesëmarrëse në prostitucion elitar. Ato
këto shërbime i ofrojnë në këmbim për pak luks, për një natë në qytet,
për rroba, parfume.”

Lepir-Cviko thotë se klientela e agjencive për përcjellje zakonisht
përbëhet nga pjesëtarë të klasës së lartë të shoqërisë, shpesh edhe
politikanë.

“Vijnë njerëz nga profile të ndryshme, madje edhe pjesëtarë të
lidershipit shtetëror dhe mjaft shumë politikanë. Ne këto informata i
marrim nga vajzat tona,” shton Lepir-Cviko.

“Kemi të bëjmë kryesisht me zonjusha të reja, madje edhe studente, të
cilat kërkojnë një jetë të mirë të natës, luks, apo me nëna të reja të
pamartuara dhe gra në gjendje të rëndë materiale që detyrohen që këtë
punë ta bëjnë në mënyrë diskrete për shkak se kanë fëmijë.”

Koordinatorja e Këshillimores së Beogradit Kundër Dhunës në Familje,
Vesna Stanojević, thotë se është e pabesueshme se sa gra në Beograd janë
prostituta përkundër faktit se kanë diploma të shkollave teknike dhe
universiteteve, apo se flasin gjuhë të huaja e madje ndonjëherë edhe
punojnë punë tjera. Ato kryesisht i presin klientët e tyre në dhoma të
hoteleve luksoze apo në apartamente të marra me qira, thotë ajo.

Ajo për këtë fenomen e fajëson gjendjen katastrofale financiare në
Serbi: “Le të jemi objektivë: si mund të mbijetojë dhe të ushqejë
fëmijët e saj si nënë e pamartuar me pagë mesatare mujore prej 30 deri
40 mijë dinarë? Nëse është në gjendje që ta përpijë këtë punë, ajo do ta
shfrytëzojë çdo rast dhe mundësi për të fituar pak para shtesë.”

Por, ajo po ashtu beson se disa femra i shesin trupat e tyre për
parfume dhe rroba të shtrenjta dhe jo për mbijetesë, dhe për këtë e
fajëson shoqërinë e ‘deformuar’ dhe pamoralshme të Serbisë.

Sipas të dhënave jozyrtare, gati 2.5 mijë meshkuj dhe femra nga
Beogradi punojnë si prostituta. Gjysma e tyre ofrojnë shërbime në rrugë
ndërsa pjesa tjetër i gjejnë klientët e vetë në klube apo përmes
shpalljeve. Mes 5 dhe 10 mijë persona mendohet se punojnë në këtë
profesion në Serbi.

Prostitucioni ‘i padukshëm’ në jahte

Imazhet e shumta të vajzave me fare pak rroba nëpër jahte të
shtrenjta që ngrejnë dyshime se në to është duke u zhvilluar një lloj i
sofistikuar i prostitucionit.

Porto Montenegro, marina e re për megajahta të shtrenjta e porsahapur
në Tivat, është bërë atraksion jo vetëm për milionerët e huajë por edhe
për bukuroshet që janë në kërkim të atyre me xhepa të thellë.

Mediat lokale dhe opinioni publik spekulojnë se këto vajza shpesh
angazhohen përmes disa agjencive të modës dhe kërkojnë rreth 500 euro
për shërbimet e tyre.

Është pohuar se kjo formë e prostitucionit po zhvillohet në jahtet që
kanë vënë spirancat në Porto Montengro apo në marinën e Budvës por edhe
në separetë private të diskotekës së popullarizuar Top Hill Budva.

Gjatë gjykimit të një grupi që vitin e kaluar ishte akuzuar për
mundësim të prostitucioni, trafikim me qenie njerëzore dhe veprimtari
kriminale një studente nga Serbia, e ftuar në cilësinë e dëshmitares,
tha se ajo kishte fituar 25,000 euro për pesë ditë të kaluara në një
jahtë të një rusi. Shumica e femrave ishin nga Serbia.

Departamenti policor në Podgoricë vazhdon të deklarojë se nuk ka prostitucion elitar dhe se të gjitha këto janë vetëm spekulime.

Sipas një organizate joqeveritare që menaxhon një qendër për punëtore
seksuale të gjinisë femërore, Juventas, dhjetorin e kaluar në Mal të Zi
punonin disa qindra prostituta.

Gjysma e prostitutave me origjinë nga Mali i Zi ishin rome. Pjesa
tjetër e prostitutave kryesisht vinin nga shtetet tjera të rajonit –
Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria. Numri dhe profili i tyre
ndryshon drastikisht gjatë verës.

Organizatat joqeveritare në Maqedoni vlerësojnë se në vend ka rreth
tremijë prostituta, gjysma e të cilave punojnë në Shkup ndërsa me qindra
prej tyre janë të moshës së mitur.

Natën, ato grumbullohen në qendër të qytetit, pranë ndërtesës së
televizionit shtetëror, duke ofruar shërbimet e tyre për çmime prej 15
deri 50 euro. Ndonjëherë edhe për pesë euro.

Bastisjet policore kryesisht i kanë si cak ato, por jo edhe hotelet
me pesë yje apo ahengjet e VIP-ave, që organizohen nga biznesmenë e ku
shërbimet seksuale zakonisht kontraktohen me çmime shumë më të larta dhe
me personazhe të njohura.

Burimet e BIRN-it nga disa hotele me pesë yje në Shkup thonë se kanë
lista të prostitutave elitare të gatshme për klientët e tyre. Emrat e
tyre mbahen në fshehtësi, por burimet thonë se shpesh kemi të bëjmë me
figura të njohura si modele dhe prezantuese në televizion.

Çmimet e zonjave elitare shkojnë mes 500 dhe 1000 euro për natë, apo dymijë euro për një fundjavë në Greqi.

Për shembull, Dragani, një futbollist nga Maqedonia i cili ishte për
pushim në vendin e tij, deshi të kalojë një fundjavë me një prezantuese
të famshme nga televizioni maqedonas.

“E thirra në telefon, u morëm vesh dhe shkuam në Selanik për
fundjavë. Unë e pagova dymijë euro, aq sa i kishte kërkuar, i mbulova
shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit dhe ia bleva një parfum në duty
free shop në kufi,” tha Dragani.

Zhigolotë e Ballkanit

Prostitucioni i meshkujve, temë kjo që rrallë hapet në shoqërinë
tradicionale të Ballkanit, është duke shënuar rritje të vazhdueshme dhe
është duke u bërë çdo herë e më e shtrenjtë. Këto shërbime kryesisht
fshihen prapa ofertave për përcjellje shoqërore që shpallen në internet.

“Në këtë biznes nuk janë të pranishme vetëm femrat. Mua më ngjan
sikur trendi është që edhe meshkujt të bëjnë këtë punë. Ata janë shumë
të popullarizuar edhe tek burrat edhe tek gratë e pasura që i
shoqërojnë,” thotë një burim nga Shkupi.

Në Kroaci shërbimet e zhigolove paguhen nga 200 euro në orë, apo 1000 euro në ditë. Gjysmën e parave i merr agjencia.

“Në këtë biznes nuk janë të pranishme vetëm femrat. Mua më ngjan sikur trendi është që edhe meshkujt të bëjnë këtë punë”

Një gazetare e BIRN-it nga Zagrebi vitin e kaluar bëri një hulumtim
për prostitucionin mashkullor, duke postuar një shpallje në dy web-faqe
në Kroaci. Brenda dy ditësh 50 meshkuj thirrën për t’i ofruar shërbime
seksuale, ndërsa që ofertat nuk reshtën edhe për disa javë me radhë.

Ofertat përfshinin lista të çmimeve, foto, përshkrime fizike, numra të telefonit dhe përshkrime të detajuara të shërbimeve.

Në këtë veprimtari ishin përfshirë studentë nga qytete të vogla dhe
fshatra, burra të martuar, njerëz të punësuar dhe të papunësuar, dhe
ciceronë.

Një nga 10 meshkujt që u pajtuan që të intervistohen, ‘Mario’, kishte
filluar karrierën si zhigolo në vitin 2007, pasi që një grua sllovene
me të cilën kishte kaluar dy ditë i la një shumë parash në vend të një
letre lamtumirëse. Ai u befasua nga ky veprim, por nuk u ndie i
ofenduar. Kësisoj, ai filloi punën e tij të dytë. E dashura me të cilën
bashkëjeton nuk din asgjë për klientët e rregullt të tij.

Organizatat joqeveritare vlerësojnë se në Kroaci industria e seksit ka qarkullim vjetor prej rreth 40 milionë eurosh.

Por, nuk janë meshkujt ata që kanë fitimet më të mëdha. Përkundër
shtimit që ka shënuar prostitucioni mashkullor, policia supozon se 99%
të punëtorëve seksualë në Ballkan janë të gjinisë femërore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi