Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Pasion dhe ambicie në një zemër që kërkon ende dashurinë Empty Pasion dhe ambicie në një zemër që kërkon ende dashurinë

Thu 16 Aug 2012 - 19:32
Pasion dhe ambicie në një zemër që kërkon ende dashurinë DestaniNjë bisedë me djaloshin me origjinë nga Tetova, që “ku mbillet s’korret” për shkak të suksesit dhe ambicies së tij të re për t’u bërë producent

Mimoza Kelmendi

Nuk është e lehtë të marrësh një orar takimi për intervistë me aktorin e ri Blerim Destani. Arsyeja është fare e thjeshtë, jo sepse atij i mungon dëshira, por angazhimi intensiv e vështirësoi këtë takim. Blerimi “ku mbillet s’korret”. Sot në Berlin, javën e ardhshme në Tiranë, pas dhjetë ditësh në Holandë, prej andej në Los Anxhelos dhe më pas në Tetovë e Prishtinë. Suksesi i tij si aktor, por dhe ambicja e tij si producent filmash e bëjnë djaloshin me origjinë nga Tetova mjaft të kërkuar.

Para dhe pas kamerës: Pasioni mbi të gjitha

I lindur në Stolberg në vitin 1981, dhe i rritur në Tetovë, talentin e tij për aktrim do ta zbulonte qysh në moshën 14 vjeçare ku ai interpretoi në rolin e parë të tij në një film televiziv (Atje ku lind dielli). Studimet e aktrimit ai i kreu në Angli dhe Gjermani. Pas studimeve Blerimin do ta shohim në një sërë rolesh kryesore, apo të dyta në filma me metrazh të shkurtër dhe të gjatë. “Punoj me shumë pasion. Me pasion kam arritur ta realizojë ëndrrën për të qenë aktor. Jam i lumtur që hapat e parë që hodha në kinematografi qenë të suksesshëm. Me këtë m’u hap rruga për t’u ngjitur më lart, tani që kam edhe përvojën mund të them së të ardhmen e shoh më të lehtë”.

Ambicia për të ardhmen: Dua të bëhem producent

Blerimi ka ambicje për të ardhmen: “Tani për tani aktrimi para kamerës më përmbush plotësisht, por në të ardhmen mund ta provoj të gjendem edhe pas kamerës. Më intereson filmi si krijimtari”. Për publikun Blerimi u bë mjaft i dashur me rolin e Shestanit në filmin "Koha e kometës". Ky film i hapi dyert Blerimit në kinematografinë ndërkombëtare. Boshti i filmit është dashuria, si mrekulli humane që sfidon pushtetet fetare dhe përjashtimin e izolimin që rrjedhin prej tyre. Filmi ishte një prodhim gjermano-shqiptar me imazhe poetike dhe baritore të sjella nga mjeshtri irlandez i kameras, Donal Gilligan. Pas interpretimit në filma si “Metropolet” dhe “Kosova-Desperate Search”, Blerimi luajti së fundi edhe në filmin e ri, “Pariser Platz-Berlin”. Blerimi është nderuar me çmimin “Gladiatori i artë” për kategorinë e interpretuesit më të mirë në edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit. Juria e nderoi për interpretimin e rolit të Nazim Tahirit në filmin belg "DOSSIER K.". Ky film u vlerësua me çmime ndërkombëtare, dhe u shit në më shumë se 30 vende, ku përfshihen edhe SHBA (promovuar nga Sony Picture Classics).

Idhulli i tij, Bekim Fehmiu: Më mësoi të shoh larg

Blerim Destani nuk e fsheh admirimin që ka për artistin e njohur shqiptar të skenës ndërkombëtare Bekim Fehmiu që tashmë nuk jeton më. “Për mua ai ka qenë dhe mbetet një frymëzim i pashtershëm. Rrugëtimi i tij drejt një karriere ndërkombëtare që në moshë të re më frymëzoi edhe mua për ta hedhur vështrimin përtej. Deri tani jam i kënaqur me rrugën që kam ndjekur, por ende ka shtigje në horizonte të reja, që dua t'i shkel”.

Në kërkim të vajzës që do t’i rrëmbejë zemrën

Revistat dhe mediat rozë e fotografojnë shpesh me vajza të bukura, të botës së modës dhe filmit (në foto me Anxhela Martinin), por djaloshi 30-vjeçar megjithëse mjaft i suksesshëm si artist duket se ende nuk e ka arritur “suksesin” në jetën e tij private. Ai është në kërkim të vajzës që do t’i rrëmbejë zemrën për t’ia ndryshuar jetën prej beqari.

Një trup i mrekullueshëm, por “pa naze” në ushqim

Blerimi ka një trup të mrekullueshëm, por mos mendoni se është nga ata që bëjnë shumë naze në ushqim. Nuk i ka problem as ushqimet që nga shumë të tjerë konsiderohen si “të rënda”. Nëse mendoni se dikush që duhet të ketë përherë performancë të lartë fizike, nuk mund të hajë një goxha picë, ja prova (në foto) që një djalosh i bukur si Destani mund ta konsumojë që ç’ke me të :)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi