Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Obama uroi presidenten Jahjaga dhe kosovarët për Bajram Empty Obama uroi presidenten Jahjaga dhe kosovarët për Bajram

Fri 17 Aug 2012 - 23:54
Obama uroi presidenten Jahjaga dhe kosovarët për Bajram 221-300x175
Prishtinë, 17 gusht – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka dërguar një urim presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në urim thuhet:

“E nderuara Zonja Presidente,

Ramazani është periudha që familjet dhe bashkësitë të përjetojnë kënaqësitë e traditës, duke u mbledhur së bashku në reflektim, adhurim dhe shërbesë.

Në emër të popullit amerikan, ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj festoni Fitër Bajramin. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe përbashkimit me njëri-tjetrin.

Uroj që ju dhe populli juaj të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm”, përfundon urimi./koha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi