Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Greqi, arratiset një i burgosur shqiptar në Nafplios Empty Greqi, arratiset një i burgosur shqiptar në Nafplios

Mon 20 Aug 2012 - 21:46

Greqi, arratiset një i burgosur shqiptar në Nafplios Spacer
Greqi, arratiset një i burgosur shqiptar në Nafplios Spacer
Greqi, arratiset një i burgosur shqiptar në Nafplios 57490Si
një skenë filmash të Holliwoodit ngjan ngjarja e sotme në Nafplios të
Greqisë, ku një i dënuar shqiptar i ka shpëtuar burgut.

Arratisja
e të burgosurit ka ndodhur në mëngjes, me ndihmën e dy personave të
tjerë, ndërkohë që ai dërgohej në spitalin e Nafplios.

40-vjeçari
shqiptar i burgosur, po transportohej në spital për të ndërruar disa
plagë. Me sa duket kjo lëvizje e tij ishte e njohur dhe pikërisht në
orën 11:00, dy persona me armë sulmuan katër rojet dhe shoqëruesit
gjyqësorë të të burgosurit. Ata qëlluan në ajër për t’i frikësuar dhe
duke përfituar nga kaosi dhe paniku që u krijua, arritën të rrëmbejnë të
burgosurin duke e futur në një makinë, tip AUDI me të cilën u larguan.

Nuk
dihet nëse personat që morrën të dënuarin
ishin bashkëpunëtorë, apo armiq të tij dhe as nëse kemi të bëjmë me një
plan të kujdesshëm arratisjeje, apo një rrëmbim të të dënuarit.

Identiteti i
të arratisurit nuk bëhet i ditur nga policia, por mësohet se ai vuante
dënimin me 20 vjet burg, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe
grabitje me armë. Policia ka nisur ndjekjen edhe në qarqet fqinje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi