Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shqipërinë po e varfërojnë shqiptarët Empty Shqipërinë po e varfërojnë shqiptarët

Tue 21 Aug 2012 - 22:55
Shqipërinë po e varfërojnë shqiptarët Albania_Tirana-view_7751Alfred V. / lexues

Sa herë që lexoj shtypin shqiptar online përveç pikëllimit që ndjej, më shoqëron edhe frika për familjen që kemi atje. Njeriu erdhi në këtë botë jo si i varfër, sepse kjo toka jonë është një parajsë e vërtetë. Fushat, malet, liqenet, lumenjtë, detet, nëntoka e Shqipërisë e bëjnë atë nga vendet më të bekuara të Planetit. Ajo që sjell varfërinë është dembelizmi i shumë njerëzve dhe pangopësia e një pjese tjetër të shoqërisë. Maniakët e rinj të oligarkisë politiko-financiare, nuk po ngopen të privatizojnë çdo gjë, të vjedhin sa më shumë ish-pasurinë e përbashkët, që u ndërtua me djersë e sakrifica. Varfëria nuk është mëkat, por mëkat është ta dërgosh një shoqëri dhe një popull drejt varfërisë. Përvetësimi i djersës së gjeneratës së gjyshërve dhe baballarëve tanë nga klani i ri i pseudemokratëve ka sjellë një varfëri absolute, përherë në rritje në shoqërinë shqiptare. Varfëria të mpin, të merr fuqinë për të klithur, te paralizon këmbët; janë vetëm duart që zgjaten dhe sytë e përlotur që vështrojnë plot dhimbje. Varfëria e vërtetë nuk sjell urrejtje, por kërkon mëshirë, ndërsa dembelët dhe ziliqarët janë të rrezikshëm. Ata vrasin dhe vjedhin jo për të shuar urinë por për të plotësuar egon e tyre, disa herë shumë primitive. Të gjithë bashkë mund të ndihmojmë që varfëria të zvogëlohet duke treguar shembullin personal. Njerëzit duan punë dhe që ti përkushtohen diçkaje. Përndryshe do kemi një kriminalitet ekonomik dhe moral në rritje në Shqipëri, i cili rrezikon jetën e secilit prej nesh.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipërinë po e varfërojnë shqiptarët Empty Re: Shqipërinë po e varfërojnë shqiptarët

Thu 23 Aug 2012 - 14:01
Keq!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi