Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Rama fton shqiptaret te behen pjese e skuadres se re per Shqiperine. Ja ku te aplikosh Empty Rama fton shqiptaret te behen pjese e skuadres se re per Shqiperine. Ja ku te aplikosh

Tue 9 Jul 2013 - 11:59
Kreu i PS, apel qytetarëve: Dërgoni CV-të.
Rama hap konkursin: Aplikoni për poste në administratë.
“Shumë struktura të vjetra do të zhbëhen dhe një sërë të rejash do të ngrihen për Rilindjen”

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në cilësinë e Kryeministrit, i cili pret të marrë drejtimin e qeverisë në muajin shtator, fton qytetarët të bëhen pjesë e administratës publike. Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e tij në Facebook, kërkon angazhimin e secilit për t’u bërë pjesë e Rilindjes. Duke e ilustruar këtë apel me një foto ku ai pozon me një autobus me ngjyrat e “Rilindjes”, ai fton secilin të hipë në të për të dhënë kontributin e tij në realizimin e kësaj shprese, siç e ka cilësuar vetë Rama. Duke publikuar një link ku mund të aplikojë çdo njeri on line http://www.edirama.al/dergo_cv/, Rama shprehet se ka ndërmend të ndërtojë struktura të reja të administratës me profile europiane dhe të zhbëjë ato ekzistueset.

EDI RAMA

Zgjedhjet mbaruan me një fitore të gëzueshme spektakolare. Por së shpejti një qeveri e re do të duhet të përballet me realitetin aspak të gëzueshëm të Shqipërisë që kemi premtuar të rilindim.
Unë do të drejtoj qeverinë, por as unë vetëm dhe as vetëm qeveria nuk përbëjmë gjithë skuadrën e re për Shqipërinë. As mund të bëjmë dot të vetëm punën e gjithë skuadrës që duhet të jetësojë reformat e thella të Kuvendit të ri të Shqipërisë. Skuadra që na duhet përbëhet, si çdo skuadër e vërtetë, nga shumë pjesë, të dukshme e të padukshme, që veprojnë në shumë nivele për të fituar sfidën.
Fushatën tonë e bëri fantastike energjia e jashtëzakonshme e shumë njerëzve, të njohur e të panjohur. Drejtues, koordinatorë, anëtarë partie të çdo moshe, por edhe dhjetëra mijëra vullnetarë e simpatizantë të Aleancës për Shqipërinë Europiane, brenda e jashtë vendit. Në territorin e vendit po edhe në rrjetet sociale.
Prandaj sot ju drejtohem të gjithëve ju, çdo shqiptari të zot e të etur për ndryshim, për t’ju pyetur çfarë mendjeje keni për më tutje? Dhe atyre që dëshirojnë, u lutem të mendojnë çfarë roli mund të luajnë për këtë skuadër, si mund t’i përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar në realizimin e ndryshimit që i nevojitet vendit tonë.
Qoftë atyre brenda, qoftë atyre jashtë Shqipërisë, u them se unë dëshiroj fort që më të zotët të përfshihen në përpjekjen për përballimin me sukses të sfidës së jashtëzakonshme që ka përpara qeveria e re. Themeli i kësaj përballjeje historike me të shkuarën në pushtet që rrënoi Shqipërinë është rimëkëmbja e sistemit institucional të Republikës sonë, me një vizion demokratizues, vullnet shtetndërtues dhe sjellje të re me administratën. Në Kryeministri, po edhe në çdo ministri e agjenci shtetërore, ne do të kemi nevojë për prurje të reja energjish dhe aftësish njerëzore të harmonizuara me eksperiencën e gjithkujt që në zyrat e shtetit gjendet sot për arsye të meritës, e jo thjesht për shkak të lidhjeve të gjakut, teserës apo korrupsionit me tribën në fuqi.
Shumë struktura të vjetra do të zhbëhen dhe një sërë të rejash do të ngrihen, për të çuar përpara projektet e programet prioritare të qeverisë që të ecim më shpejt në rrugën e Rilindjes e të bashkimit të Shqipërisë me familjen europiane.

Ja pse sot unë kërkoj ndihmën e kujtdo që mund të ndihmojë që projekti i votuar nga një milion shqiptarë më 23 qershor të kthehet në një histori suksesi shoqëror për gjithë shqiptarët. Verdikti i asaj vote dikton që asnjë njeri i zot në këtë vend të mos mbetet pa një mundësi për ta tentuar shansin e vet të pjesëmarrjes në skuadrën e re për Shqipërinë.
Kemi nënvizuar me forcë në fushatën tonë se konkurrenca dhe merita do të jenë vlerat që do të na udhëheqin për të çliruar energjitë, pasionet, idetë e vullnetet e ndrydhura të njerëzve në të tatëpjetën e rrënimit të këtij vendi. Dhe jemi votuar masivisht që të ecim më shpejt për t’i rilindur këto vlera të vdekura prej kohësh.
Prandaj është e qartë besoj se shumë mund të provojnë, por jo kushdo mund ta marrë detyrën që synon.
Ky është një apel për çdo shqiptar të mirë e të zot, pa dallim, dhe në asnjë mënyrë një premtim për punë në shtet për të gjithë.
Shpresa ime është që përmes këtij apeli të marrim mbrapsht shprehjen e interesit të kujtdo që beson se ka aftësitë e duhura për të mbuluar pozicione e zbatuar detyra në skuadrën e re për Shqipërinë. Shumëkush mund të mos e mbërrijë menjëherë synimin. Por duke bërë aplikimin e vet secili bëhet pjesë e përpjekjes fisnike për ndërtimin e skuadrës së re që do t’i japë vendit një drejtim të ri. Dhe duhet ta dini gjithashtu se kjo nismë e re na mundëson nisjen e krijimit të një baze të dhënash për burimet njerëzore të këtij vendi. E cila do të kthehet hap pas hapi në një rezervuar online ku jo vetëm sektori publik, po edhe ai privat, mund të kërkojnë vijimësisht njerëzit e duhur për nevoja pune të caktuara.

Kjo bazë të dhënash do të bëhet e përdorshme nga qeveria qysh në shtator. Por përmes kësaj baze, edhe çdo aplikant do të marrë vazhdimisht informacion për konkurse që lidhen me formimin e vet apo për shumëçka tjetër që do të nevojitet t’ju mbajmë në kontakt.

Më poshtë keni në dispozicion një formë aplikimi ku përveç të dhënave tuaja bazë, dëshirohet edhe shprehja e interesit, me një letër motivimi të kërkesës për kontributin që mendoni se mund të jepni në realizimin e projektit fitues të 23 qershorit.

Një fjalë e fundit… Unë dua të bëj gjithnjë më të mirën që asnjë shqiptar i mirë dhe i zot të mos ndihet jashtë loje në këtë vend. Pavarësisht se si ka votuar.http://www.shqiperia.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi