Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Nazmija nga burgu: “E vrava se më ndau nga i fejuari, tani do isha martuar me të” Empty Nazmija nga burgu: “E vrava se më ndau nga i fejuari, tani do isha martuar me të”

Wed 22 Aug 2012 - 11:24
Nazmija nga burgu: “E vrava se më ndau nga i fejuari, tani do isha martuar me të” Nazmije-Visha-300x157Nazmije Visha, vrasësja e 43-vjeçarit Fiqiri Muça, në një intervistë të sajën dhënë Gazetës Shqiptare, ka pranuar hapur kryerjen e krimit dhe shkakun e vrasjes.

“Nuk e vrava Fiqiriun se më përdhunonte, e vrava se më ndau nga i fejuari. Tani në gusht unë do isha martuar, kisha bërë gati edhe pajën”, u prononcua ajo për gazetarin pa hezituar dhe pa ju dridhur qerpiku i syrit.
Madje ajo shprehet se nuk është penduar aspak për këtë krim: “Më mirë preferojë burgun sesa atë jetë që bëja”, thotë ajo.

Ndërkohë gazetarët shprehen të befasuara nga reagimi i patundur i adoleshentes, e cila ende nuk i ka mbushur të 18-at dhe ndodhet e burgosur në burgun 313.
Ajo po gjykohet për vrasjen e 43-vjeçarit Fiqiri Muça.
Përshkrimi gazetareve është vërtet mbresëlënës pasi ato përshkruajnë një adoleshente vrasëse e cila me plotë dijeni për atë që ka bërë reagon sikur të mos ketë ndodhur asgjë, duke qëndruar e qetë dhe me një “kënaqësi” për atë që ka bërë, ja se si e përshkruajnë gazetaret takimin me të: “Nuk tërhiqet kur na sheh në derën e dhomës së takimeve dhe kur merr vesh qëllimin e vizitës tonë. Nazimja është vajzë trupvogël, por muskuloze, simpatike akoma më shumë kur qesh dhe, paksa e rritur para kohe nga qëndrimi i pandryshueshëm. Ajo di se çfarë është interneti, por nuk di kush është presidenti i vendit. Thotë se di të mbajë një kallashnikov në dorë, por nuk di efektet e helmit…”.

Ish-i fejuari i Nazmije Vishës, Saimir Fiolla, u prononcua në një media para pak ditësh, duk u mundur që në fillim të shmangë çdo koment për të: “Nuk kam dëshirë të flas më për Nazimen, pasi jamë ndarë prej dy muaj. Secili ka jetën e vet, nuk dua ta komentoj atë çfarë ka bërë. Do ta kisha komentuar po të kisha qenë akoma me Nazimen.”Ndërsa edhe pse vullneti i tij nuk ishte pro prononcimit, Saimiri nuk iu shmang dot pyetjes së gazetari për shkakun e ndarje me Nazmijen: “Iku nga shtëpia, apo e rrëmbyen? Në fakt, Nazimja më ka thënë se e kanë rrëmbyer dhe më tha emrin e Fiqiri Muçës. E besuat, apo e besoni aktualisht? Nuk di ç’të them. Në atë kohë kur ndodhi ngjarja, në maj, ne u rilidhëm me telefon dhe ajo u betua që e kishin rrëmbyer”, deklaroi ai./alb-observer.com/
Nazmija nga burgu: “E vrava se më ndau nga i fejuari, tani do isha martuar me të” Nazmija1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi