Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Sëmundje të zemrës, grupi i gjakut përcakton rrezikun tuaj Empty Sëmundje të zemrës, grupi i gjakut përcakton rrezikun tuaj

Thu 23 Aug 2012 - 11:35
Sëmundje të zemrës, grupi i gjakut përcakton rrezikun tuaj 46555_3Grupi juaj i gjakut mund të përcaktojë riskun tuaj për sëmundje të zemrës. Një studim i ri sygjeron se nëse jeni grup 0, kjo ju mbron ndaj sëmundjeve të zemrës dhe infarktit në tru, ndërsa nëse jeni grup AB, kjo do të rrisë riskun tuaj.

Në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës marrin pjesë disa faktorë si tensioni i gjakut, kolesteroli, pesha etj. Por tipi i gjakut gjithashtu mund të jetë i rëndësishëm- pohon kërkuesi Lu Qi i shkollës mjekësore të Harvard-it.

“Personat nuk mund të ndryshojnë grupin e gjakut”, tha Qi. “Por ne mund të jemi në gjënëdje ta përdorim këtë informacion për të përcaktuar riskun e një pacienti për sëmundje të zemrës dhe për mënyrën e trajtimit.”

Sipas studimit, krahasuar me personat me grup gjaku 0, individët me grup gjaku AB, kishin 23% më shumë gjasa për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Ata me grup gjaku A kishin një risk të rritur prej 5% ndërsa ata me grup gjaku B, një risk të rritur prej 11%.

Studimet e mëparshme sygjerojnë që grupi A i gjakut është i lidhur më nivele të larta të kolesterolit ‘’të keq’’, ndërsa grupi AB është i shoqëruar me inflamacionin i cili gjithashtu lidhet më sëmundjet e zemrës.
Marre nga ALMEDICUS
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi