Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Nuk mund ta imagjinoni se çfarë u gjet në veshin e kësaj guraje pas 3-vjetësh!? Empty Nuk mund ta imagjinoni se çfarë u gjet në veshin e kësaj guraje pas 3-vjetësh!?

Thu 23 Aug 2012 - 12:32
Nuk mund ta imagjinoni se çfarë u gjet në veshin e kësaj guraje pas 3-vjetësh!? Danielle-Eccles-245x300Pas më shumë se 11-të tentativash tek mjeku i saj personal, për një periudhë kohore 3-vjeçare, Danielle Eccles, u bind në vetvete se nga dhimbjet e forta që ajo kishte në vesh, nuk do të shërohej kurrë!

Pas kësaj periudhe, 28-vjeçarja, e cila është anëtare e Sistemit Kombëtarë Amerikanë të Shëndetësisë, filloi të humbas dëgjimin e saj nga izolimi dhe infektimi që kishte pësuar veshi i saj i djathtë. Ndërkohë që vijonte faza me dhimbje shumët forta dhe detyrohej të mungonte nga puna dhe të merrte ilaçe pa shkak!

Një ditë, citon alb-observer.com, nga dhimbjet e forta, vendosi të hedh disa pika më shumë nga ilaçi që i kishte dhënë mjeku personal dhe u befasua kur nga veshi i saj u rrëzua koka e një insekti.
Atëherë kuptoi se kur i filluan simptomat shqetësuese për herë të parë, ndjente diçka ta guduliste në vesh. Ishte pra pikërisht momenti ku në veshin e saj kishte herë një “vizitor” i pa ftuar…!
Kjo ndodhi në gushtin e 2009-ës.

“Isha e sigurt se diçka kishte hyrë në veshin tim”, i thoshte ajo bashkëshortit të saj. “Por u qetësova kur mjeku im, më tha se nuk kam asgjë në vesh”, pohoi tek po tregonte peripecinë e saj.

Ndërkohë duhet thekuar, se në momentin kur nga veshi i ra koka e insektit, Danielle Eccles menjëherë shkoi në spital ku me ndihmën e një kirurgu profesionit, i cili nxori pjesën e mbetur të insektit nga veshi i saj, mundi të shpëtonte dhe sot të gëzojë shëndet të plot. Enigmë mbete nëse ajo do të reagojë me rrugë ligjore duke kallëzuar mjekun e saj privat, për neglizhencë dhe pakujdesje profesionale, i cili për 3-vjet rresht nuk mundi të “shikonte” dhe të nxirrte insektin nga veshi i saj./alb-observer.com/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi