Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis! Empty Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis!

Fri 24 Aug 2012 - 12:00
Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis! 57595PARIS-
Një franceze realizoi një udhëtim unik prej 18 orësh
Lahore-Paris-Lahore, pasi e kishte zënë gjumi në avion dhe askush nuk
kishte qenë në dijeni të pranisë së saj, njoftoi e përditshmja franceze,
"Le Figaro".

Patrice Christine Ahmed, një shtetase franceze e
martuar me një pakistanez, ishte duke udhëtuar me linjën e ''Pakistan
International Airlines'' (PIA).
Gruan e zuri gjumi pak përpara
mbërritjes në aeroportin "Charles des Gaulles" në Paris dhe gjatë dy
orëve të qëndrimit të avionit në tokë, ajo vazhdoi të flinte.
Ahmed u
zgjua vetëm në mbërritjen në Lahore, me bindjen se sapo kishte
mbërritur në Paris dhe u shtang kur e pa veten të përfundonte e pyetur
nga policia pakistaneze e kufirit, që fillimisht e trajtoi si një
ilegale.

Pas disa orësh qëndrimi në Lahore, gruaja u nis në një
tjetër fluturim në Paris, këtë herë e kujdesshme për të qenë... zgjuar
në mbërritjen në kryeqytetin francez.

Aktualisht, një hetim
është duke u zhvilluar për të kuptuar sesi ka mundësi që asnjë anëtar i
ekuipazhit nuk kuptoi se një person kishte mbetur në avion pas uljes. Në
aviacion është rregull që të gjithë udhëtarët duhet të jenë të zgjuar
gjatë fazës së ngritjes dhe uljes së aeroplanit.
(e.m/BalkanWeb)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis! Empty Re: Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis!

Fri 24 Aug 2012 - 12:43
...gjum luksoz! Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis! 1698836746
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis! Empty E zuri gjumi në avion, u kthye prapë andej nga ishte nisur!

Fri 24 Aug 2012 - 14:16
Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis! Pia1Udhëtoi me avion plot 18 orë, por u kthye prapë aty nga ishte nisur! Bëhet fjalë për një pasagjere të pafat nga Franca, e cila ishte nisur nga Lahori i Pakistanit, me destinacion Parisin. Por kur mbërritën në Paris, askush nuk e zgjoi gruan që po flinte dhe si rezultat, ajo u kthye mbrapsht me të njëjtin avion për në Pakistan!

Kompania ajrore Pakistan International Airlines (PIA) filloi kontrollin për të mësuar shkakun që kjo pasagjere nuk zbriti në Paris, por u kthye përsëri në Lahori të Pakistanit.

Sipas informacionit, Christine Ahmed u nis mesditën e së premtes nga Lahori për në Paris, nëpërmjet Milanos. Por atë e zuri gjumi në avion dhe nuk u zgjua kur avioni ndaloi në Paris. Kur e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ishte tepër vonë ndaj nuk i njoftoi fare stjuardesat. Por ajo u “zbulua” nga shërbimi i migracionit në Pakistan.

Kështu PIA i siguroi gruas një biletë për në Paris nga një tjetër kompani, pasi ajo nuk fluturonte sot. Por sipas zëdhënësit të saj, Sultan Hasan, pasagjerja franceze do t’i paguajë vetë shpenzimet e udhëtimit pasi “është përgjegjësia e pasagjerit që të zbresë nga avioni”. /alb-observer.com/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis! Empty Re: Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis!

Fri 24 Aug 2012 - 14:27
Dy temat u martuan.. u bashkuan desha te them.. Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis! 1698836746
Arvi
Arvi
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Postime</b> Postime : 2626
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis! Empty Re: Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis!

Fri 24 Aug 2012 - 14:30
Luan_Valikardi shkruajti:Dy temat u martuan.. u bashkuan desha te them.. Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis! 1698836746
hahah dhe ata jetuan te lumtur pergjithmone... Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis! 1698836746
Sponsored content

Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis! Empty Re: Gjumi i thellë në avion e kthen francezen atje ku u nis!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi