Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

E bërën gabimisht milioner dhe pastaj e dënojnë me burg Empty E bërën gabimisht milioner dhe pastaj e dënojnë me burg

Sat 25 Aug 2012 - 11:47
E bërën gabimisht milioner dhe pastaj e dënojnë me burg Hui_gao-300x300Me katër vjet e 7 muaj burg u dënua një kinez 32-vjeçar, i cili u arratis nga Zelanda e re bashkë me milionat që banka i vendosi gabimisht në llogarinë e tij bankare.

Bëhet fjalë për shtetasin Hui Lio Gao nga Hong Kongu, i cili u shpall fajtor për shumën prej 6.78 milion dollarësh të Zelandës së re (5,51 milion dollarë amerikanë), të cilat i tërhoqi nga llogaria bankare e bankës Westpac në prill të vitit 2009.

Në gjykatën e mbajtur në Rotorua dëshmoi një nëpunës banke i cili ishte pushuar nga puna pasi kishte bërë një tjetër gabim. I kishte shtuar llogarisë së Hui më shumë zero, duke e çuar në 10 milion dollarë të Zelandës së Re, gjatë kohës që 32-vjeçari kishte kërkuar që të rritej shuma e kartës cash deri në 100.000 dollarë.

E dashura e kinezit, 33-vjeçarja Kara Haring, e cila u arratis bashkë me të, u shpall fajtore për vjedhje dhe spastrim parash dhe u dënua me 9 muaj arrest shtëpie. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi