Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Maçoku i zi milioner! Empty Maçoku i zi milioner!

Tue 13 Dec 2011 - 11:46
Thonë që macja e zezë është ters, por jo në rastin e këtij maçoku.... Tomassino një maçok i zi trashëgoi 10 milionë euro pas vdekjes së pronares së tij, Maria Assunta, e cila vdiq në moshën 94 vjeçare.

Maçoku 4-vjeçar, të cilin Assunta e kishte marrë nga rruga dhe e kishte rritur në shtëpinë e saj, tani është pronar i parave, aksioneve dhe patundshmërive ku bëjnë pjesë edhe banesat dhe shtëpitë në Romë e Milano, si dhe toka në rajonin e Kalabrisë.

Assunta ishte e martuar me një pasanik por shumë e re mbeti e vejë. Dhe meqë çifti nuk kishte pasur fëmijë, Tomassino ishte si djal për zonjën.

Kur shëndeti i saj prej moshën ishte përkeqësuar, ajo shqetësohej shumë për jetën e maçokut. Prandaj, urdhëroi avokatët e saj që “të gjejnë një strehë për kafshë, organizatë ose grup të cilëve do t’ua dhurojë pronën dhe do të kujdesen për Tomassinon”.

Megjithatë, asnjë prej organizatave nuk përmbushte standardet të cilat i kërkonte plaka. Për këtë arsye, ajo vendosi që pasurinë t’ia lë trashëgimi Tomassinos nëpërmjet motrës Stefani, e cila është kujdesur për të në ditët e fundit të jetës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi