- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Nëna që ka lindur dhjetë fëmijë për nënat e tjera
Sun 26 Aug 2012 - 14:06
Dhuroi jo pak, por plot 10 jetë!
Jilli Hawkins, është ndoshta nëna më e “njohur” në Angli
Në moshën 47-vjeçare, “është” nëna “ndihmëse” më e famshme në Britaninë e Madhe. Fjala për Jill Hawkins e cila njoftoi se nuk do të mbartë më fëmijë të tjerë.
Arsyeja e këtij vendimi është shëndetësore, pasi herën e fundit kur ajo lindi binjakë, pati shumë probleme dhe për pak sa nuk humbi jetën.
Jill thotë se nuk mendon vetëm jetën e saj por dhe të fëmijëve që ajo sjell në jetë. Ajo kurrë nuk ka lindur një fëmijë të sajin, pasi nuk është dashuruar kurrë, madje dhe në lindjen e fëmijës së saj të parë, ajo gënjeu pronarin e saj, duke i thënë atij se fëmija vdiq.
Jill Hawkins, deklaroi për “Daliy Mail”, se nuk është dashuruar kurrë dhe se ka shumë dëshirë që të ndihmojë çiftet e reja të cilët mundohen por nuk mund të bëjnë fëmijë.
Për çdo fëmijë që ajo ka lindur, çiftet i kanë dhënë asaj 12.000 euro, pra shumën e parave që duhet për të lindur një fëmijë në Britaninë e Madhe. Vetë Jill, pohon se është e bekuar, madje ajo këshillon të gjitha gratë që dëshirojnë të ndihmojnë në raste të tilla çiftet e reja, me qëllim që ato të dhurojnë jetë duke luajtur rolin e nënës “ndihmëse”./ds/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi