Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Si duhet te ndryshojme disa gjera qe mos te perfundojne ne tragjedi ..... ? Empty Si duhet te ndryshojme disa gjera qe mos te perfundojne ne tragjedi ..... ?

Wed 27 Oct 2010 - 2:10
Pershendetje te gjitheve ....
Mendova te diskutonim nje teme shume delikate per rinine dhe adoleshentet .... Do ju lutesha te shikonin deri ne fund kete video ... edhe pse eshte ne gjuhen franceze ... mendoj se nuk ka nevoje per perkthim kur faktet duken qarte dhe historia eshte e paster .... Eshte nje trishtim i madh qe shume e shume te rinj humbin jeten ne aksidente te tilla per shkash te pijes se alkolit, te droges apo shume te tjera qe jane vetem dem per shendetin dhe jeten e tyre ....
Mendoni se mediat apo prinderit apo mesuesit apo shoqeria etj etj mund te bejne, mund te ndihmojne qe ngjarje te tilla te evitohen ?
Do desha te jepni mendimet tuaja per kete ceshtje shume delikate ne cdo vend te botes dhe qe vertet te trishton, te ben te ndihemi te pafuqishem perballe ngjarjeve te tilla ....
Si mund te evitojme katastrofa te tilla ?
Si mund te evitojme qe nje jete e re e njomet e bukur te mos shuhet dhe mos te zhduket ne situata kaq tragjike ... per nje shishe alkol apo nje doze droge ?

E hapa kete teme sepse para ca ditesh pata rastin te asistoja ne nje ngjarje te tille tragjike ku 4 shoke 19 vjec u goditen prane punes time ne oren 21.00 dhe kane gjetur vdekjen te 4-et ... dje mesova se ishte nga alkoli sepse kishin bere feste nje ditelindje dhe ja perfundimi .... Te shikosh ne mes te rruges trupa te kapituluar , nje krahe majtas dhe tjetri sdihej ku ndodhej ....

Diskutim te kendshem shpresoj qe te gjithe ata te rinj qe ndodhen ketu ne fv ta shikojne dhe te mendojne me shume per jeten e tyre ... te evitojne kete tragjedi duke menduar per familjen dhe te gjithe ata qe i duan .... Ju pershendes me respekt

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi