Qenka e mundur: Të udhëtosh në kohë!
Mon 27 Aug 2012 - 1:39
Artisti audiovisual, Christian Marclay, ka krijuar një video-instalacion 24-orësh që përbëhet prej mijëra sekuencave filmike dhe televizive, të cilat përfshijnë 70 vitet e fundit të historisë së filmit.
Video-instalacioni i artistit të njohur zviceran, që hulumton lidhjen mes zërit, fotografisë, videos dhe filmit, quhet 'The Clock' (Ora), ndërkohë që sekuencat që shfaqen në të janë të orëve ose njerëzve të ndryshëm që vazhdimisht kontrollojnë kohën.
Ideja e projektit është se, edhe pse në instalacion shfaqen periudha të ndryshme kohe, koha gjithnjë mbetet aktuale, edhe pse e ndarë nga vetë akti i të shikuarit të saj.
Kështu, përveçqë Marclay i jep një nxitje të re dhe origjinale të kuptuarit të natyrës së kohës dhe jetës në film, ai gjithashtu siguron një koleksion impresiv të pamjeve të famshme nga historia e filmit, të cilat funksionojnë si një orë e mrekullueshme muri.
Ky mozaik digjital i Christian Marclay është ekspozuar në galerinë Hayward, në Londër, si pjesë e ekspozitës “British Art Show 7”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi