Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Paratë nga muzika në Shqipëri? Nuk mjaftojnë as për të ndërruar veshjen” Empty “Paratë nga muzika në Shqipëri? Nuk mjaftojnë as për të ndërruar veshjen”

Mon 27 Aug 2012 - 12:08
“Paratë nga muzika në Shqipëri? Nuk mjaftojnë as për të ndërruar veshjen” AnjezaEmanuela Sako -

Kanë kaluar vite që kur Anjeza fitoi “Ethet” dhe u shpall ndër 10 finalistet e Eurovizionit, duke e çuar Shqipërinë në vendin e 6. Tashmë, Anjeza është “rritur”, jo vetëm në moshë. Në këtë intervistë për lexuesit e SH.F. ajo thotë që sapo ka përfunduar bashkëpunimin me një artist gjerman, Martin Kilger, i cili ka realizuar një këngë në gjermanisht për një vajzë shqiptare. Do të jetë pikërisht pjesa e vajzës shqiptare që do të këndohet shqip nga Anjeza. Ajo shoqërohet edhe nga një video dhe së shpejti do të trasmetohet edhe në TV-të tona. Anjeza na zbulon pushimet me miqtë, dëshirat dhe projektet për të ardhmen.

Anjeza si po e kalon verën?

Hëmm ...Qetë, por shumë vapë. Kam qenë me disa punë në studio, por edhe kam pushuar nga pak, megjithëse ende nuk i kam nisur pushimet e vërteta. Kam planifikuar disa ditë shtatori jashtë Shqipërisë.

Me kë?

Me miq të mirë (qesh).

Dmth, asnjë djalë në horizont?

Ç’ne unë në horizont, jo jo nuk kam qenë aty, do më kesh ngatërruar (qesh)

Ke gjetur ndonjë vend ideal për pushime?

Unë në fakt do të kisha dashur t’i kaloja pushimet diku ku binte dy ditë shi dhe një ditë diell, mundesisht (qesh).

Si është sot një ditë e zakonshme e Anjezës?

Në mëngjes, po u zgjova herët shkoj në palestër, pastaj pi një kafe me miq, kthehem në drekë në shtëpi dhe pasdite pasi bie dielli, dal sërish për ndonjë takim, për të shkuar në studio ose thjesht për të pirë diçka. Këtë verë kam punuar më pak në lidhje me koncertet, por gjithsesi kam qenë prezent në evente të këndshme si “Summer Fest”, si dhe eksperienca tjetër shumë e veçantë për mua “Hit Fest”, ku kisha dhe rolin e jurisë e të prezantueses së bashku me kolegen time Rona Nishliu për natën finale.

Është muzika një mënyrë e mirë për të siguruar të ardhura në Shqipëri?

Realiteti në Shqipëri për muzikën është pak zhgënjyes e krahasuar me tregun botëror, qoftë edhe të fqinjve tanë për fat të keq. Për shembull, nëse do të pretendoj ndonjëherë të ble një shtëpi të re, të kem një makinë të bukur dhe të ndërroj garderobën time sipas sezonit, sikurse bëjnë personazhet publik kudo, këtë nuk do ta kisha bërë kurrë nëpërmjet muzikës. Paratë që fitohen në Shqipëri nga muzika janë cash, sot i ke nesër nuk i ke.

Çfarë mendon se e bën të tillë tregun muzikor shqiptar?

Unë mendoj se e gjithë kjo vjen nga mos-serioziteti me të cilin e marrin këtë treg zyrat e larta, por shpesh edhe vetë artistët.

Ju shohim më rrallë se këngëtarët e tjerë me klipe, mungesë parash?

Po të kisha pasur një kompani produksioni, që të kujdesej për aktivitetin tim muzikor, do të kisha ngurruar më pak për të ndërmarrë hapa të tillë, si prodhimi i një këngë apo i një videoklipi. Por, duke qenë se gjithçka është e vetëmenaxhueshme, atëherë më duhet shumë më shumë kohë për të përgatitur një produksion të një standardi të mirë.

Ka Anjeza ndonjë projekt në dorë që do ta shohim së shpejti?

Unë jam gjithmonë me projekte në duar, pavaresisht se jo të gjitha realizohen (qesh). Në këtë moment një prej tyre ka përfunduar dhe së shpejti do të lançohet. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me një artist gjerman, Martin Kilge', i cili ka realizuar një këngë në gjermanisht për një vajzë shqiptare dhe pikërisht pjesën e vajzës e kam kënduar unë në shqip. Ajo shoqërohet edhe nga një video dhe së shpejti do trasmetohet edhe në TV tona.

“Nuk kam takime të shpeshta me kolegë, qaj kur dëgjoj Coldplay” Ka Anjeza shumë shoqëri me këngëtarët e tjerë?

I respektoj në përgjithësi të gjithë si kolegë dhe një pjesë të mirë e kam edhe shumë për zemër, pavarësisht se nuk mbaj marrëdhënie të shpeshta. I njoh të gjitha vështirësitë dhe mundësitë mbi të cilat kalojnë për të bërë artin e tyre dhe ndihem krenare kur në arkivën e muzikës shqiptare gjej krijime të pakrahasueshme, të ndjera dhe tepër profesionale.

Ju kanë quajtur me emra të shumta krahasues si shqiptare dhe të huaja për shkak të zërit. Vetë Anjeza ka një idhull, dikujt që do dëshironte t’i ngjante?

E vërtetë është që më kanë llastuar me emra të shumtë, por ajo që ka më tepër rëndësi për mua është se tashmë, pas moshës së adoleshencës zëri im u vendos në një identitet të qartë, duke u dalluar si zëri i Anjezës dhe askujt tjetër. Idhulli im ka qenë ikona e popit, Uitni Hjuston, por me kalimin e kohës kamarritur të dua shumë edhe rryma apo zëra të tjerë si ato të blues Janis Joplin apo Jazz si Norah Jones, e shumë të tjerë. Ndërkohë, që grupi për të cilin edhe qaj kur i dëgjoj janë Coldplay dhe jam shumë e lumtur që në mes të shtatorit do të shkoj t’i ndjek ata live në koncertin e tyre në Hannover.

Në pjesën e parë të intervistës më thatë që është e vështirë të ngresh qoftë edhe një garderobë për të qenë, me të ardhurat që sjell tregu serioz i muzikës. Vetë Anjeza, sa kujdeset për lukun?

Varet nga koha, por edhe nga humori në të cilin jam. Megjithese më e pakta që mund të bëj është të jem e rregullt. Fiksohem ndonjëherë kot për ndonjë gjë që nuk shkon, por kjo ndodh sidomos kur kam diçka të rëndësishme dhe jam e tensionuar.

Të pëlqejnë sportet?

Shumë. Sidomos palestra dhe noti.

Për disa, sidomos për artistët, pamja e jashtme është thuajse fiksim. Anjeza si mendon?

Nuk u vë dhe shumë faj, është e rëndësishme të ndihesh mirë me veten, bukuria ndikon sidomos tek femrat. E rëndësishme është të mos e dëmtojmë veten duke pretenduar të bëhen më të bukura apo të duken shumë më të reja se vitet që kanë mbi supe.

Nuk i afrohet kuzhinës dhe… nuk bën dot pa kosin

Anjeza siç na tregon vetë ajo, kuzhinës nuk i afrohet pothuajse fare. Ushqimi i preferuar pa të cilin nuk rri dot është… kosi.

Anjeza, kush gatuan në familjen Shahini?

Gjithmonë mami. Ndonjëherë gatuanin edhe motrat, por tashmë ato kanë familjet e tyre. Unë jam tip që kam shume neps, por nuk ha shumë.

Ti vetë i afrohesh ndonjëherë kuzhinës?

Këtu në shtëpi pothuajse asnjëherë, duke qenë se mami im është shumë e përkushtuar ndaj gatimit. Kështu që nuk më mbetet shumë vend, por kam jetuar disa kohë jashtë Shqipërisë dhe kam qenë e detyruar të gatuaja vetë. Fillimisht ngatërroja kripën me sheqerin, por më vonë më duket se më kishte shije gatimi. Tani, pas kaq kohësh i kam humbur sërish reflekset.

Çfarë ushqimesh të pëlqejnë më shumë?

I pëlqej pothuajse të gjitha llojet e gatimeve në përgjithësi përveç pikanteve dhe atyre gjërave të çuditshme që bëjnë me insekte.

Po ushqimi që nuk mund të rrish dot një ditë pa e konsumuar?

Kosi ?

E rregullt me vaktet?

Përpiqem. Regjimi është gjëja më e mirë për të mbajtur trupin në formë, por unë ndonjëherë e shkel.

“Politika?

Radhë e gjatë dhe e egër”

Anjeza është diplomuar për marrëdhënie ndërkombëtare. Kur e pyesim çfarë mendimi ka për politikën ajo thotë: “Në fakt politikën nuk e kam patur prioritet kur nisa të studioj këtë degë, pasi të gjithë e dimë që radha është e gjatë dhe tepër e egër në politikë, e kjo do të kishte qenë pak e tepërt për mua. Por jam diplomuar me shumë dëshirë në “Marrëdhënie Ndërkombetare”, duke përfituar një formim të përgjithshëm, i cili mund t’i paraprijë në të ardhmen një specializimi më të mirëfilltë në Diplomaci. Ndoshta, atëherë do të jem e gatshme të pretendoj për ta ushtruar si profesion…”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi