Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Remitancat, kriza greke solli paratë në Shqipëri Empty Remitancat, kriza greke solli paratë në Shqipëri

Thu 19 Jan 2012 - 16:46
Remitancat, kriza greke solli paratë në Shqipëri Banka-evropiane-300x199Statistikat e Eurostat për qarkullimin e të ardhurave të emigrantëve
Emigrantët shqip-tarë reflektojnë një pavendosmëri të theksuar në mëny-rën se si kanë mena-xhuar qarkullimin e të ardhurave të tyre nga vendi ku i kanë krijuar në vendlindjen e tyre. Raporti i fundit i Eurostat për “korridoret” e qarkullimit të këtyre parave, pra dalja nga vendet e BE-së drejt vendeve jashtë saj, si dhe hyrja e parave nga vendet e tjera drejt BE-së, reflekton pasigurinë që ka kapluar qytetarët për shkak të krizës. Emigrantët shqiptarë që kanë jetuar dhe kanë krijuar të ardhurat e tyre në Greqi në vitin 2008, kanë sjellë drejt vendit tonë 390 milionë euro. Por vetëm një vit më vonë, me zyrtarizimin e krizës globale, emigrantët do të pakësonin remitancat që vinin drejt Shqipërisë, duke i ulur ato në nivelin 314 milionë euro. Ka ndodhur krejt e kundërta në vitin 2010, kur frika për krizën greke kapi kulmin. Nën panik dhe pasiguri, duket se pjesa më e madhe e emigrantëve kanë parë si më të sigurt Shqipërinë. Frika për falimentimin e bankave greke ka bërë që në 2010-n në vendin tonë të vijnë plot 514 milionë euro si remitanca. Për vitin 2011, në raport nuk thuhet asgjë lidhur me ecurinë e remitancave, por e vetmja gjë e sigurt është që gjatë vitit të kaluar shumë emigrantë zgjodhën të ktheheshin në Shqipëri, duke marrë me vete edhe ato kursime që mund të kishin krijuar përgjatë viteve që punuan në shtetin fqinj. Në total, nga Banka e Shqipërisë është theksuar në vijim se remitancat në përgjithësi kanë pësuar rënie, e lidhur kjo me vështirësinë në të cilën ndodhen Greqia dhe Italia, dy vendet tona fqinje ku punonin dhe jetonin pjesa më e madhe e emigrantëve. Vetëm pak ditë më parë, “The Economist” shkroi lidhur me këtë situatë, duke vënë theksin në braktisjen që po i bëjnë emigrantët Greqisë.
BB, vlerësime pesimiste
Banka Botërore ka përkeqësuar parashikimet e saj për ecurinë e ekonomisë globale. Në një deklaratë për shtyp, ku përmblidheshin shumica e rajoneve, theksohej se në tërësi ecuria e rritjes ekonomike pritet të jetë më e ngadaltë dhe se vendet që do të preken më shumë nga kjo, do të jenë vendet në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në parashikimin e saj të fundit, Banka Botërore vlerësonte se Shqipëria do të rritej me 2 për qind, por ka gjasa që në parashikimin e radhës shifra të jetë më e ulët.
Zonat pa drita
Tiranë
• Kombinat
• Yzberisht
• Ndroq
• Vaqarr
• Mëzez
• Selitë
• Sauk
• Kodra e Diellit
• Blloku “Vasil Shanto”
Të tjera
• Laç
• Mamurras
• Fushë-Krujë
• Krujë
• Lushnjë
• Fier
• Vlorë
• Gjirokastër
• Sarandë
“Kriza” në rrjetin e transmetimit, kufizime energjie
Operatori i Sistemit të Transmetimit duket se nuk ka asnjë alternativë për të zgjidhur problemet me rrjetin e tij, çka ka vijuar të detyrojë CEZ Shpërndarjen të bëjë kufizime të energjisë. Ngarkesa në linja e bën të pamundur furnizimin e plotë të vendit me energji dhe për këtë arsye janë vënë në zbatim kufizime të alternuara si për Tiranën, edhe për zona të tjera në vend. CEZ Shpërndarje njoftoi dje se për shkak të mbingarkesës në nënstacionin e Sharrës, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka kërkuar të kryhen stakime të alternuara për Kombinatin, Yzberishtin, Ndroqin, Vaqarrin dhe Mëzezin. Gjithashtu, mbingarkesa e nënstacionit të Sharrës ka sjellë probleme edhe për nënstacionin e Selitës, duke përfshirë në kufizime Selitën, Saukun, Kodrën e Diellit dhe bllokun “Vasil Shanto”, thuhet në një njoftim të kompanisë së Shpërndarjes. Po për shkak të ngarkesës ka pasur ndërprerje edhe në qytete dhe zona të tjera në të gjithë vendin, si në Laç, Mamurras, Fushë-Krujë dhe Krujë. Me orar kanë qenë kufizimet për fshatrat dhe periferitë e Lushnjës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Sarandës.
NERTILA MAHO
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi