Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kriza, frikë në Shqipëri  Empty Kriza, frikë në Shqipëri

Wed 20 Jul 2011 - 17:53
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani thotë thellimi i krizës europiane të financave paralajmëron të tjera vështirësi për ekonominë shqiptare.

Zoti Cani thotë se efektet do të ndihen në disa drejtime, ku i pari është ai i kursit të këmbimit me monedhën europiane tashmë të kërcënuar.

"Kur dikush mendon që efekti i Euros do të jetë i fortë, pra do të ketë lëvizje të mëdha të kursit të këmbimit, kufizohet eksport-importi, kufizohen blerjet e makinerive, pajisjeve, gjithkush mendon të kalojnë njëherë këto dallgë, pastaj ta nxjerrë anijen në det", tha Cani.

Por pasiguritë tek kursi nuk janë të vetmet. Përfshirja e Italisë në vorbullën financiare të borxheve e godet ekonominë edhe tek eksporti i fuqisë puntore

"Cdo lëvizje në ekonominë italiane, greke dhe ekonominë europiane, natyrisht që do të reflektohet tek emigrantët. Emigrantët reflektojnë te dërgesat dhe ekonomia jonë është e lidhur me këto dërgesa", tha Cani.

Greqia dhe Italia janë dy partnerët më të mëdhenj ekonomik të Shqipërisë, tashmë të dyja nën presionin e krizës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi