Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shqipëria për të cilën unë kam mall s'ekziston më Empty Shqipëria për të cilën unë kam mall s'ekziston më

Mon 27 Aug 2012 - 12:13
Shqipëria për të cilën unë kam mall s'ekziston më JULI-NDOCIAnila Shuka

Jo, vetëm kështu nuk e njohim Julin: me fustan retro, me flokë topuz, me rruaza të bardha në qafë, me çorape najlon dhe këpucë me taka. Ku është ajo pankerja që këndon “Burrat janë derra”, gjezdiset nëpër festivale alternativë nga Apeninet në Ural? Ku është ajo rokerja që valëvit flokët në skenën e KFOR-it në Prizren dhe i bën ushtarët amerikanë e gjermanë të thërrasin me orë të tëra “Juli, Juli”? Ç'u bë me atë performuesen ilegale që me zërin e saj kumbues “prish” rehatinë e artdashësve në Hannover, Hamburg a Kassel që me nga një spumante në dorë enden mes punimeve bashkëkohore të Adrian Pacit a Anri Salës? Vallë të jetë tërhequr tani mamaja e dy vajzave në rolin e saj tradicional për t'ia lënë stafetën e rebelimit të bijës dymbëdhjetëvjeçare... Të gjitha këto pyetje mund t'i shtrojë kushdo që e ka përjetuar Juli Ndocin nëpër shfaqjet e saj zyrtare dhe jozyrtare dhe sheh këtë fotografi familjare të kohëve më të fundit. Ky moment i fiksuar nga vetë arTistja sido që është parafytyruar si një parodi, shpreh atë anë të vërtetë të këngëtares që e njeh vetëm rrethi i ngushtë shoqëror: nënën e përkushtuar dhe bashkëshorten besnike. Ajo ka nevojë për të dyja: mbrëmjeve ekzaltimin në skenë, ditëve angazhimin në familje: “Tani kam dy sfida në jetën private, atë fizike që ma kërkon vajza e vogël dy vjeçare, Jolinda, dhe atë mendore, që ma kërkon e madhja, e cila sapo ka hyrë në adoleshencë”, thotë Juli dhe zbraz në një tavë një qese me arra që sapo i ka mbledhur në parkun e qytetin gjatë shëtitjes me të bijën.

Gjithmonë vetvetja

Që prej dy vjetësh ajo banon në dy katet e sipërme të një vile në qendër të Hildeshemit. Rruga ku është vendosur familja katër-anëtarëshe mban emrin e dramaturgut gjerman “Friedrich Schiller”. Edhe pse jo patjetër veprat e Schillerit, teatri është pjesë e pandashme e jetës së saj. Kjo jo vetëm për shkak të roleve të bashkëshortit të saj dhe të atit të Jolindës, Oliverit, që është aktor dhe regjisor. Edhe ajo vetë e ka gjithmonë një rol në teatrin e qytetit: Herë duke parodizuar Lady Gagan, herë duke kënduar në një operë vokale fantastiko-shkencore të frymëzuar nga filozofi polak Stanislav Lem, herë duke hapur valixhen e kujtimeve të kohërave kur binte “muri shqiptar”, kur ajo këndonte në kuartetit “Hapni dritaret”, siç bëri në maratonën teatrore të 2009-ës në Berlin. Në këto role Juli nuk del shumë nga vetja. Por të dalit nga vetja për t'u pëlqyer të tjerëve nuk ka qenë kurrë në katalogun e ambicieve të saj. “Parimi i jetës sime është të jem e lumtur. Dhe e di që lumturinë nukta dhuron kush, por duhet ta bësh vetë, e kjo do të thotë, në radhë të parë të jesh vetvetja”, - thotë ajo. Kjo është një përvojë që Juli e ka mësuar sidomos në vitet e para të mërgimit, ku në fillim vetvetiu u mundua t'i përshtatej shoqërisë gjermane, derisa e kuptoi se ky lloj asimilimi nuk i jepte aspak kënaqësi: “Atëherë unë u çlirova dhe fillova të sillesha ashtu si e ndjeja unë, e që në atë moment pata shumë më tepër miq”, - kujton.

Larg festave folklorike

Hildesheim është një qytet si shumë të tjerë në Gjermaninë Veriore. Por ky Hildesheim i pabujshëm i pëlqeu Julit kur erdhi këtu 20 vjet më parë, sepse aty nuk kishte komunitete shqiptarësh si në Hamburg, Stuttgart a Munih. Asokohe ajo nuk ishte e panjohur në Shqipëri, sapo kishte fituar në treshen me Manjola Nallbanin dhe të vëllanë Frederik Ndoci çmimin e parë në festivalin e këngës në radiotelevizion (Toka e diellit, 1989). Ashtu si shumë kolege të saj në mërgim ajo nuk do ta kishte të vështirë t'i kthehej repertorit folklorik e të këndonte për bashkëkombasit migrantë nëpër klube e festa kombëtare. “Në Hildesheim ku nuk kishte shqiptarë të organizuar do t'i shpëtoja kësaj joshjeje, sepse nuk ishte repertori i njohur i folklorit shqiptar ai që më kishte shtyrë të vija në Gjermani”, rikujton argumentet e asokohe. Ajo mundohet të ecë në gjurmët e mjeshtërve të adhuruar prej saj, çka kuptohet menjëherë, mjafton të dëgjosh emrat e grupeve ku ajo ka kënduar gjatë dy dekadave. Ato pasqyrojnë njëkoësisht edhe zhvillimin e saj muzikor: "Mary Trouble" e "Papa brand Neës" (Hardrock), "Coustik light" (eksperimentale), "Exile Lounge" (vokal). Një përmbledhje e ndërmjetme e këtij zhvillimi është albumi i saj i parë si kantautore e grupit “Goja Mars” – një përzierje stilesh, rrymash, gjuhësh, e përbashkëta e të cilave është se kanë dalë nga dora e saj: Në të këndon në sfond edhe e motra, Rita, e cila është tërhequr prej disa vitesh në jetën private në Mannheim. “Goja Mars” - projekti i fundit i Julit para se të lindte Jolindën - fitoi në vitin 2009 në një festival të etnomuzikës në Hamburg.

E pasur shpirtërisht

Në aspektin material jeta e saj nuk është luksoze, por e vetëdijshme për shëndetin dhe mjedisin. Kjo do të thotë ushqime organike dhe sa më pak mbeturina plastike. "Këto janë pasoja të vetëkuptueshme të përvojës së jetesës në një shtet të kamur", thotë Juli tek ushqen dy lepurushat në oborrin e kopshtit. Karriera muzikore nuk i ka sjellë aq të ardhura sa për të mbijetuar pa kokëçarje. Paralelisht i është dashur tëbëjë edhe karrierën e zakonshme të mërgimtarit të suksesshëm: këshilltare për refugjatë, përkthyese nëpër gjyqe nga gjermanishtja dhe anglishtja. “Talenti më i madh i Julit është... arti i të jetuarit”, thotë një nga miqtë e saj nga Hildesheimi. Elementi bazë i këtij talenti është humori, një veti karakteristike e gjithë familjes Ndoci. Është ndoshta kjo natyrë mirakandëse e shkodranes që ka bërë të grumbulojë rreth vetes një rreth shumë të madh shoqëror. Në vitin 2000 një gazetë lokale e qytetit me mbi 100 mijë banorë do ta radhiste ndër fytyrat më të njohura të qytetit. Një pjesë të adhuruesve të Julit janë mysafirë të vazhdueshëm nëpër festat e darkat që organizon familja shqiptaro-gjermane. E pyet Julin për integrimin e saj në Gjermani: “Kam kaluar këtu gjysmën e jetës, dreqi ta hajë në se nuk qenkam integruar!”, thotë. Në cepin e dhomës së saj është e varur një kostum grash i Malësisë së Madhe. Me krenari ajo tregon tapetin e punuar me dorë në Dukagjin, mbulesën e tryezës, gjithashtu punim duarsh shqiptare. Gjuha e parë e saj me të bijat është shqipja, e megjithatë ajo nuk e frekuenton Shqipërinë aq shpesh. Juli e di pse. "Shqipëria për të cilën unë kam mall nuk ekziston më”.



Familja

Trurls Elektrobarde - Teatri është pjesë e pandarë e jetës së saj. Edhe e bija Dorela luan me të: Nënë e bijë luajnë këtu në një operë vokale të vitit 2007 të frymëzuar sipas një tregimi fantastiko shkencor të autorit polak Stanislaë Lem.

Në pasion i vjetër i Juli Ndocit është fotografia. Shpesh edhe si vetëinskenim ironik: Këtu në rolin e mamasë konservatore në kontrast me të bijën që sapo ka hyrë në moshën e rebelimit antiprindëror.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi