Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

"Time": Nënë Tereza, në 100 emrat më të shquar të të gjitha kohërave Empty "Time": Nënë Tereza, në 100 emrat më të shquar të të gjitha kohërave

Tue 28 Aug 2012 - 11:01
Message reputation : 100% (1 vote)

"Time": Nënë Tereza, në 100 emrat më të shquar të të gjitha kohërave 47531_3TIRANE-Revista amerikane "Time", nga më prestigjiozet në SHBA dhe në botë, që del një herë në javë, çdo vit boton edicione speciale. Para dy vjetësh, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, i kushtoi një numër special.

Disa dekada më parë "Time" botoi në faqen e parë fotografinë e Nënës Terezë dhe shkrimin me titull: "Mother Teresa, Living Saint" ( Nënë Tereza, Shenjtëreshë e Gjallë), sivjet botoi një edicion special prej 124 faqesh me titull: "The 100 Most Influential People of All Time" (Njëqind njerëzit me ndikimin më të madh në të gjitha kohërat). Në kopertinën e ilustruar të kësaj reviste janë botuar fotografitë e 13 personaliteteve më të shquara gjatë gjithë historisë njerëzore. Hyrjen e kësaj reviste e shkroi Profesor Douglas Brinkley, historian amerikan shumë i njohur. Redaktorët e revistës "Time", të gjithë specialistë, kanë zgjedhur e botuar biografitë dhe portretet e 100 personaliteteve më të njohura të të gjitha kohërave. Në faqen e parë të revistës është botuar fotografia e Nënës Terezë. Revista në fjalë shkruan gjerësisht për Konstandinin e Madh, por qysh atëherë e deri sot, përveç Nënës Terezë nuk përmendet asnjë personalitet me rëndësi nga Ballkani. Revista "Time" shkruan se Konstandini i Madh kishte lindur në vendin që sot quhet Serbi. Zbrazëtirën kohore bosh prej 1675 vjetësh e plotësoi Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë. (Shënimi ynë: Vendlindja e Konstandinit të Madh, Nishi, dhe vendlindja e Nënës Tereze, Shkupi, ishin afër. Si vëlla e motër të një gjaku dhe një fisi ata bënë punë të mëdha dhe për këtë i nderon bota sot).

Shkrimet
Artikujt e shumë autorëve janë ndarë në 4 pjesë. Titulli i kapitullit të parë është: "Shtyllat e Moralit". Veprimtaria e tyre shpjegohet me këto fjalë: "Ata hoqën dorë nga dëshirat politike dhe joshjet për pasuri, vazhduan udhën e heshtjes, të prirë nga thirrja e shpirtit. Ata janë shenjtorë e profetë, qëllimi i të cilëve nuk është kjo botë".

Kapitulli i parë, "Shtyllat e Moralit" fillon me Abrahamin dhe vazhdon me Konfucien, Budën, Sokratin, Platonin, Jesu Krishtin, Shën Palin Muhamedin, Xhelaladin Rumin, Shën Françeskun e Asisit, Immanuel Kantin dhe Nënën Terezë. Në faqen e fundit të këtij kapitulli figurojnë emrat e kinezit Lao Tzu, Shën Augustinit dhe Papës Gjon Palit të Dytë. Ata cilësohen si tre misionarë që kanë përhapur mesazhin e tyre nëpër botë. Në faqen 18 është fotografia dhe biografia e Nënë Terezës. Kur është fjala për çështje shpirtërore të botës së krishterë, revista "Time" e vendos Nënë Terezën në vendin e katërt, menjëherë pas Jezu Krishtit, Shën Palit dhe Shën Françeskut. "Time" shkruan se Nënë Tereza kishte lindur nga prindërit shqiptarë dhe se babai i saj ishte vrarë në kohën kur Gonxhe Bojaxhiu ishte 7-vjeçe.

Kapitulli i dytë mban titullin: "Eksploruesit dhe Vizionarët". Ja çka thotë për eksploruesit dhe vizionarët: "Disa nga ata vendosën të kuptojnë botën e tyre. Të tjerët panë në ëndërr gjërat që nuk kishin ekzistuar kurrë dhe i farkuan ato. U kredhën në botën e panjohur, ata janë pionerë". Kapitulli fillon me Hipokratin dhe vazhdon me Euklidin, Arhimedin, Aristotelin, babain e algjebrës Muhammad Ibn Musa Al Khwarizmi, Zheng He, Kopernikun, Kristofor Colombon, Magelanin, Gutembergun, Galileun, Dekartin, Newtonin, Lewis, Clark & Sacagawsea, Darvinin, Bellin, Edisonin, Charles Babbage, Pastuerin, vëllezërit Lumierë, Freudin, Einstenin, Marie Curie, vëllezërit Wright, Henry Fordin, Watson & Crick dhe i fundit Steve Jobs. Në faqen e fundit janë edhe tre eksplorues të rëndësishëm, Leif Eriksson, Marco Polo dhe Marconi.

Kapitulli i tretë: "Udhëheqësit e Popullit" i përshkruan me këto fjalë: "Ata janë krijesa të botës politike, udhëheqin ushtri, ndërtojnë kombe dhe perandori, sfidojnë autoritete, luftojnë për liri, shtypin dhe çlirojnë masat e shtypura. Ata janë të fuqishëm".

Kapitulli fillon me Moisiun dhe vazhdon me Periklien, Ashokën e Madh, Lekën e Madh perandoria e të cilit sipas revistës "Time" shtrihej prej Iliriet e deri në Kashmir dhe prej Egjiptit e deri në Kinë, vazhdon me Cleopatrën, Çezar Augustin, Konstandinin e Madh, Umar Inbn Al-Khattab, Charlemagne, Saladinin, Genghis Kanin, Joan of Arc, Mbretëreshën Isabellën e Parë, Herman Cortes, Sulejmanin e Madh, Martin Lutherin, Akbarin e Madh, Mbretëreshën Elizabetën e I, Pjetrin e Madh të Rusisë, George Washingtonin, Robespierin, Mary Wollstonecraft, Napoleon Bonapartin, Simon Bolivar, amerikanin vendas Sitting Bull, Abraham Lincolnin, Marksin, Leninin, Emmeline Pankhurst, Margaret Sanger, Adolf Hitlerin, Winston Churchillin, Franklin Rooseveltin, Mao Ce Dunin, Gandin, Martin Luther King Jr. Nelson Mandela. Edhe këtu si në kapitujt e tjerë në faqen e fundit është gjeneral Jul Caesari, pushtuesi Tamerlane dhe terroristi Osama Bin Laden.

Kapitulli i katërt dhe i fundit i revistës "Time" është "Arkitektët e Kulturës": "Ata e kanë ndryshuar botën duke vënë në veprim vizionin e tyre imagjinues, fuqinë galduese të artit dhe vlerat që ata shfaqin në punën që bëjnë". Ata janë krijuesë". Kapitulli fillon me Homerin dhe vazhdon me Eleanor of Aquitaine, Dante Aligerin, Leonardo da Vinçin, Makiavelin, Mikelangjelon, Palladion, Servantesin, Shakespearin, Rembrantin, Bahun, Benjamin Franklinin, Adam Smithin, Ruson, Thomas Jeffersonin, Bethovenin, Nicen, Louis Armstrong, Picason, Rohe, Muhamed Ali, "The Beatles" dhe në faqen e fundit janë: Goethe, Dikens dhe Tolstoi për ndikimin e tyre letrar në botë.

Periudha ilire përfaqësohet me Konstandinin dhe Lekën e Madh. Dhe prej atëherë e sot nuk përmendet asnjë iliro-shqiptar dhe asnjë personalitet tjetër ballkanik përveç Nënës Terezë. Shqiptarët janë kryelartë për respektin dhe nderimin që revista "Time" tregon për më shumë se 4 dekada për Gonxhe Bojaxhiun. Gushti, shtatori dhe tetori janë muajt e historisë dhe mrekullive të Nënës Terezë.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

"Time": Nënë Tereza, në 100 emrat më të shquar të të gjitha kohërave Empty Re: "Time": Nënë Tereza, në 100 emrat më të shquar të të gjitha kohërave

Tue 28 Aug 2012 - 11:02
Message reputation : 100% (1 vote)
KRENARIA SHQIPTARE
dy krenari kemi GJERGJ KASTRIOTI dhe NENE TEREZA nje per lufte e nje per paqe
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi