Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

PS: Berisha ka nxjerrë kombin në shitje, për të mbushur arkën e shtetit Empty PS: Berisha ka nxjerrë kombin në shitje, për të mbushur arkën e shtetit

Thu 30 Aug 2012 - 18:47
Tiranë, 30 gusht 2012, NOA- Partia Socialiste deklaron se kryeministri në 100 vjetorin e Pavarësisë ka nxjerrë Shqipërinë në shitje për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja e selisë rozë, Mimi Kodheli përsëriti zotimin e Partisë Socialiste se do të rishikojë të gjitha privatizimet e kryera nga qeveria Berisha, raporton noa.al.

“Sot që flasim pasuritë e shqiptarëve janë duke shteruar si pasojë e abuzimeve e korrupsionit, ekonomia shqiptare është e zhytur në borxhe deri në grykë, ndërkohë që për të mbushur gropën e zezë të financave të shtetit Berisha praktikisht e ka nxjerrë Shqipërinë në shitje. Në 100 vjetorin e pavarësisë të Shqipërisë, Sali Berisha ka nxjerrë kombin në shitje. Pasi fali plot qindra km katror të hapësirës ujore, në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, sot Sali Berisha parashikon të shesë plot 95 për qind të pronës publike, ku midis të tjerash përfshihen 1.2 milion metër katror toka në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe mbi 500 objekte e asete të tjera, gjithmonë publike”, u shpreh ajo.

Gjithashtu deputetja e Partisë Socialiste, denoncoi skandalin e shpenzimeve të Bankës Qendrore të Shqipërisë dhe Guvernatorit Ardian Fullani ku theksoi se në një kohë kur Banka Botërore deklaron se shumica e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, guvernatorit i duket gjëja më normale që të shpenzojë miliarda lekë për mobilimin e zyrës, për udhëtime të pafundme jashtë shtetit, etj.

Sipas Kodhelit asgjë nuk tregon më qartë se këto shifra, se çfarë përmasash ka marrë tallja që po i bën Berisha dhe pushteti i tij këtij populli.

b.gj/noa.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

PS: Berisha ka nxjerrë kombin në shitje, për të mbushur arkën e shtetit Empty Re: PS: Berisha ka nxjerrë kombin në shitje, për të mbushur arkën e shtetit

Thu 30 Aug 2012 - 19:43
Luan_Valikardi shkruajti:Tiranë, 30 gusht 2012, NOA- Partia Socialiste deklaron se kryeministri në 100 vjetorin e Pavarësisë ka nxjerrë Shqipërinë në shitje për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja e selisë rozë, Mimi Kodheli përsëriti zotimin e Partisë Socialiste se do të rishikojë të gjitha privatizimet e kryera nga qeveria Berisha, raporton noa.al.

“Sot që flasim pasuritë e shqiptarëve janë duke shteruar si pasojë e abuzimeve e korrupsionit, ekonomia shqiptare është e zhytur në borxhe deri në grykë, ndërkohë që për të mbushur gropën e zezë të financave të shtetit Berisha praktikisht e ka nxjerrë Shqipërinë në shitje. Në 100 vjetorin e pavarësisë të Shqipërisë, Sali Berisha ka nxjerrë kombin në shitje. Pasi fali plot qindra km katror të hapësirës ujore, në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, sot Sali Berisha parashikon të shesë plot 95 për qind të pronës publike, ku midis të tjerash përfshihen 1.2 milion metër katror toka në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe mbi 500 objekte e asete të tjera, gjithmonë publike”, u shpreh ajo.

Gjithashtu deputetja e Partisë Socialiste, denoncoi skandalin e shpenzimeve të Bankës Qendrore të Shqipërisë dhe Guvernatorit Ardian Fullani ku theksoi se në një kohë kur Banka Botërore deklaron se shumica e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, guvernatorit i duket gjëja më normale që të shpenzojë miliarda lekë për mobilimin e zyrës, për udhëtime të pafundme jashtë shtetit, etj.

Sipas Kodhelit asgjë nuk tregon më qartë se këto shifra, se çfarë përmasash ka marrë tallja që po i bën Berisha dhe pushteti i tij këtij populli.

b.gj/noa.al

Franca kete radhe duhet te gjykoje Esat Pashe Toptanin perpara se Avni Rustemi ta vrasi!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi