Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Nga Kina me dashuri! Empty Nga Kina me dashuri!

Fri 31 Aug 2012 - 14:45
Nga Kina me dashuri! F1_30kina1346318730Një mesazh romantik në shishe është gjetur në brigjet skoceze nga një 41-vjeçare dhe vajza e saj, pasi ndoshta kishte përshkuar 5 mijë milje rrugë ujore.Nicola MacFarlane dhe vajza e saj Luci, po qëndronin në Portobello Beach,kur hasën në një shishe prej qelqi, e cila brenda mbante një shënim me shkrim në gjuhën mandarine.

Familja, tani po përpiqet të zbulojë se si shishja me mesazhin brenda arriti të kryejë këtë udhëtim nga Deti i Filipineve, përmes Oqeanit Indian e atij Atlantik, përpara se të mbërrinte në brigjet britanike.

Në letër thuhet se ajo është shkruar në 7 korrik 2012, sipas kalendarit hënor. Ende nuk dihet nëse shishja e ka bërë vërtetë rrugën e gjatë nga Kina në Skoci, apo është hedhur në brigjet e kësaj ane nga ndonjë çift i dashuruar.

Për Nicola-n, nuk ka rëndësi shumë kjo gjë. Ajo është shumë e lumtur që ka lexuar për historinë e dashurisë së shkruar në këtë letër, pas përkthimit bërë nga ekspertët.

"Unë shpresoj që të jetë nga Kina, por edhe nëse është dërguar nga diku këtu afër, është një gjest i ëmbël dhe frymëzues. Është një histori dashurie, pavarësisht se prej nga vjen.

Në letër shkruhej:

"Oqean! Shpresojmë që askush mos ta gjejë këtë shishe, ashtu sikurse duam që vetëm ti të dëgjosh zërin tonë dhe të na japësh bekimin. Sot është Dita Kineze e Shën Valentinit dhe ne lutemi që marrëdhënia jonë të zgjasë gjithnjë dhe të kemi një jetë të lumtur së bashku. Ne duhemi dhe jemi plotësues perfekt të njëri-tjetrit. Të lutem bëhu dëshmitar i dashurisë sonë të përjetshme, dy njerëz, dy zemra, por një jetë.

'Zhang Qing Xun & Li 2012, 07,07.’Nga Kina me dashuri! F1_30kina11346318774Nga Kina me dashuri! F1_30kina21346318812Nga Kina me dashuri! F1_30kina31346318862
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi